Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në policinë e Gjirokastrës ka marrë një kallëzim nga një punonjës karburanti. Shtetasi E.M, 48 vjeç, banues në Gjirokastër, denoncon se në lagjen ‘Gërhot’, është furnizuar me karburant një automjet, por shoferi i ka dhënë një kartmonedhë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Punonjësi i karburantit e ka kuptuar me vonëse, pasi shoferi ishte larguar. Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e shoferit, ndërsa nuk bëhet me dije prerja e kartmonedhës së falsifikuar.
© ArgjiroLajm.net









