Një automjet ka marrë flakë në rrugën Levan-Tepelenë, në afërsi të Fratarit. ArgjiroLajm.net sjell video nga vendi i ngjarjes. Siç shihet nga pamjet makina është shkrumbuar plotësisht. Automjeti i shërbimit zjarrfikës ndodhet në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.
© ArgjiroLajm.net