• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lajme të mira nga turizmi/ Pas sezonit të suksesshëm, del anketa me të huajt: 93% do t’i rekomandojnë Shqipërinë miqve të tyre

30/08/2018
Bëhet ‘nami’ në Kalanë e Gjirokastrës, dalin shifrat e numrit të vizitorëve deri më tani (FOTO)

Me 6,2 milionë turistë dhe 2 miliardë euro të ardhura, viti 2018 pritet të konfirmohet si viti më i suksesshëm në historinë e turizmit shqiptar. Megjithatë, është një tjetër shifër ajo që të mbush me shpresë për të ardhmen e këtij sektori në Shqipëri.

93% e të huajve që kanë vizituar vendin tonë këtë vit shprehen se do t’i rekomandojnë vendin tonë miqve dhe të afërmve të tyre. Të dhënat janë mbledhur nga projekti “Smile Albania”, i cili ka punësuar 1 mijë të rinj, të cilët ofrojnë asistencë për turistët e huaj në të gjithë pikat kufitare të vendit, si dhe në disa prej pikave turistike më të rëndësishme.

Në pyetësorin e plotësuar nga turistët e huaj në momentin e daljes nga Shqipëria, gjithashtu 87% e tyre janë shprehur se kanë ngelur të kënaqur nga përvoja e kaluar në vendin tonë. Gjatë viteve të fundit, autoritetet janë përpjekur shumë të promovojnë turizmin në panairë apo përmes spoteve publicitare dhe shkrimeve të paguara në mediat e huaja.

Megjithatë, rekomandimi i drejtëpërdrejtë prej personave që vijnë në vendin tonë, është pa dyshim reklama më e mirë, e cila ka edhe një efekt të dytë pozitiv, përmirësimin e imazhit të Shqipërisë, në kuadër të procesit të integrimit europian.

Në shtatë muajt e parë të vitit, Shqipëria është vizituar prej 4,4 milionë shtetasve të huaj. Projektimet zyrtare flasin se deri në fund të vitit, Shqipëria do të tërheqë 6,2 milionë turistë, të cilët do të kontribuojnë me 2 miliardë euro për ekonominë kombëtare.

Në krahasim, në vitin 2017, Shqipëria tërhoqi 5,1 milionë turistë, të cilët sollën në vend 1,5 miliardë euro. Një tjetër lajm i mirë i këtij sezoni është se përveç malit dhe detit, turistët po fokusohen gjithmonë e më shumë tek turizmi kulturor dhe ai i aventurës.

Frekuntimi i muzeumeve, kalave dhe siteve arkeologjike është rritur me 65% gjatë këtij viti, ndërsa turizmi i aventurës, ai i kajakëve, zhytjeve, paragliding dhe sporteve të tjera ekstreme ka njohur një rritje prej 30%./Lexo.al

Related Posts

Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë
Kryesore

Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë

17/07/2026
IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi
Kryesore

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar
Kryesore

Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik
Kryesore

Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

Inter “all-in” për Djed Spence, Tottenham bën bllokadë, londinezët kërkojnë 45 mln euro

17/07/2026
Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë

Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al