Merkatoja në vend ka hyrë në ditët e fundit dhe klubet e Superiores, por edhe ato të Kategorisë së Parë e të Dytë kanë nisur nga puna për të përforcuar skuadrat e tyre, por edhe për të rregulluar lojtarët të cilët nuk kanë shumë hapësira në skuadër.
Kështu, Luftëtari ka huazuar portierin Avernold Qyrani te Korabi për një sezon, duke i dhënë mundësi kështu që të ketë më shumë minuta me klubin dibran.
“Avernold Qyrani firmos për 1 vit huazim me Korabin. Portieri është pjesë e Luftëtarit të Gjirokastrës dhe dy klubet kanë rënë dakord midis tyre për ta huazuar portierin për 1 vit tek Korabi. Klubi i uron mirëseardhjen, suksese dhe mbarësi në vijim”, shkruhej në njoftimin e klubit.