• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një histori e trishtë nga Gjirokastra/ Pas divorcit të prindërve, dy fëmijë mbeten në mes katër rrugëve. Djali 6-vjeçar i sëmurë me autizëm

30/08/2018
Një histori e trishtë nga Gjirokastra/ Pas divorcit të prindërve, dy fëmijë mbeten në mes katër rrugëve. Djali 6-vjeçar i sëmurë me autizëm

Dy fëmijë, njëri prej të cilëve i sëmurë me autizëm, u braktisën nga prindërit. Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër.  Të zbritur nga Buz i Tepelenës, para disa kohësh, cifti Dervishi u vendos në nje banesë dy katëshe në lagjen ‘Zinxhira’. E vetmja  mundësi jetese ishte pensioni që përfitonin nga kujdestaria e djalit 6-vjeçar me inicialet N.D. Për shkak të grindjeve të shpeshta, çifti u bë i njohur shpejt në lagje. Xhelozia që shfaqte burri karsh, ishte burimi i grindjeve duke çuar deri në largim nga shtëpia të  bashëshortes. Jo pak herë ishin fqinjët që kujdeseshin per dy femijët të cilët liheshin vetëm të paveshur dhe të paushqyer. Vera, njëra prej komshieve u shpreh se “djali kishte raste dilte në rrugë  i pashoqëruar dhe jo pak herë jeta e tij ishte vënë në rrezik”.

Ajo thotë  se çifti kishte mosmarrveshje dhe për këtë arsye ishin në  proces divorci.  Kryefamiljari kishte punuar disa vite me Greqi si bari delesh dhe të gjitha kursimet i kishte shpenzuar duke blerë disa krerë të imta. Me vendosjen në Gjirokastër punonte ku të mundte. Kushtet social-ekonomike ishin nën nivelin mesatar. Pak orendi të vjetra, (dy divane dhe një tavolinë) ishin kapitali i vetëm i tyre në banesë. Frigoriferi në të shumtën e rasteve ishte  bosh. Femijët të kequshyer dhe të paveshur. Falë bujarisë së fqinjëve ata gëzonin ndonje vakt të plotë.

Nëna   largohej nga shtëpia dhe i linte ata vetëm, të njejten gjë bënte edhe i ati. Jo pak herë, sic shprehen fqinjët, fëmijët mbylleshin me orë të tëra brenda dhe dilnin në dritare duke qarë. Në këto kushte fqinjët njoftonin të afërmit nga babai. Por ata e kishin të pamundur kujdesin për shkak të specifikës që kishte djali. Ishte i sëmurë me autizëm. Në momentin e parë Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve,  ndihmoi duke siguar disa pako ushqimore.

Ndërsa më pas të gjendur përpara papërgjegjshmërisë prindërore, pasi të dy, nëna dhe babai, kanë hequr dorë nga kujdesi për fëmijët dhe duke marrë në konsideratë  rrezikun për jetën e tyre, Bashkia Gjirokastër i mori menjëherë në përkujdesje të përkohshme.

Në bashkepunim me Shërbimin Social Shtetëror Gjirokastër, 6- vjecari u vendos në një Qender të Zhvillimit Rezidencial. Ndërsa vajza rreth 4 vjec  tashmë jeton me gjyshërit nga ana e babait dhe dy xhaxhallarët. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër konfirmoi sot vlefshmërinë e  masës emergjente të mbrojtjes  ” Vendosje në përkujdesen alternative” për fëmijët me inicialet N.D dhe R.D, kërkesë kjo e bërë nga Bashkia Gjirokastër.

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Taylor Swift flet për takimin me Travis Kelce: Ndjeva sikur nuk kishte asnjë person në botë për mua

Taylor Swift flet për takimin me Travis Kelce: Ndjeva sikur nuk kishte asnjë person në botë për mua

19/12/2025
INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al