• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, kriza te Luftëtari ka dy emra

01/09/2018
Akuza për shitje ndeshjesh, reagon Luftëtari: Nuk ishim mësuar të luanim në Europë, duhet të na falenderoni

Tani nuk ka më asnjë dyshim. Luftëtari është zhytur në krizë. Humbja në ndeshjen e parë të Superligës përballë Kastriotit që vinte nga Kategoria e Parë nuk ishte rastësi. As humbja në transferën e Laçit nuk ndodhi kot. Humbja e tretë radhazi sot përballë Flamurtarit i ‘vuri kapakun’ dhe konfirmon krizën në ekipin gjirokastrit. Suksesi i sezonit të kaluar mbetet tashmë një ‘deja vu’.

Rënia e lirë e Luftëtarit nisi me largimin e Hasan Likës, arkitektin që e kualifikoi në Europa League. Më pas erdhën pazaret në ndeshjet e kompeticionit ku klubi gjirokastrit kualifikohej për herë të parë. Luftëtari pësoi humbje të thellë si brenda ashtu edhe jashtë. Shenjat për trukime ndeshjesh ishin evidente. Ndonëse zyrtarisht presidenti Tavo ka thënë se nuk ka probleme financiare, zërat rreth ekipit konfirmojnë të kundërtën. Por edhe sikur të jetë ashtu siç thotë Tavo, pra që nuk ka probleme me pagesat, në klub mungon klima pozitive. Është një gjendje gati e nderë që demotivon këdo.

E gjithë kjo përkthehet në rezultat negativ. Ja tek jemi, tre javë pas nisjes së kampionatit dhe Luftëtari ka regjistruar tre humbje radhazi. Eksperimeti i Tavos me trajnerin Kostiç, për të cilin largoi Hasan Likën, është i dështuar dhe gjendja zor se ka shpresë për  t’u rregulluar. Së paku nëse Tavo nuk e shkarkon trajnerin Kostiç, ky i fundit duhet të japë dorëheqjen dhe klubi të përzgjedhë një tjetër emër. Sa i përket objektivave për këtë sezon, mbase duhet të fillohet të mendohet për mbijetesën dhe t’i harroni kupat e Europës. Kështu ju sugjeronte edhe legjenda Dhori Kalluci, i cili e njeh klubin shumë herë më mirë sesa Grigor Tavo dhe Kostic.

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës
Sport

Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

24/12/2025
Elbasani me të huaj, bast për “big”-ët e Superiores
Sport

Statistikat/ Elbasani dominon përballjet me bardheblutë

24/12/2025
Elbasani me të huaj, bast për “big”-ët e Superiores
Sport

Statistikat/ Elbasani dominon përballjet me bardheblutë

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore
Sport

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

24/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

“Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

24/12/2025
Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al