Nga Roland Bejko/ Kreu i PD Gjirokaster
EDI RAMA, KY KOPJE E KEQE E FRANKESHTAJNIT DHE OPOZITA RACIONALE
Normalisht kryetari i opozitës z. Lulzim Basha duhet të ishte dje në Tiranë dhe jo në Shkodër, ndërsa Kryeministri i vendit tim prej të paktën një jave duhet të ishte në Shkodrën ku bandat kanë vrarë katër qytetarë e kanë rëmbyer dy të tjerë dhe jo në Tiranë duke bërë llogje kafeneje.
Kryeministri ynë duhet të ishte në Shkodër në krye të struktuarave shtetërore për të luftuar krimin, për të arestuar kapobandat që po vrasin, rrëmbejnë dhe terroruzojnë qytetin me qytetarët më sqimëtar që ka Shqipëria, qytetin më antikomunist dhe më demokrat të njerëzve të lirë që nuk i gjunjëzoi diktatura dhe që prej vitesh po mundohet ti gjunjëzojnë horrat e këtij pushteti.
Por Kryeministri ynë nuk mund të shkojë dot në Shkodër se nuk ka çfarë dhe kë të luftojë aty. Ai është Edi Rama, është Frankeshtajni që e krijoi monstrën e krimit dhe të mafjes në Shkodër, Elbasan, Durrës, Lezhë, Krujë, Laç, Fushkrujë, Vlorë, Tiranë, Tepelenë, Berat, në fillim për të blerë votat dhe tani për të gjunjëzuar nëpërmjet terrorit gjithë shqiptarët, pa përjashtim.
Kryeministrit, Monstra kriminale që me dashuri e krijoi i ka dalë nga kontrolli, nuk e pyet më, nuk i bindet, përkundrazi po e kërcënon edhe atë vet nëse sulmohet nga shteti. Krimi e ka kap Edi Ramën, alias Frankeshtajnin, si miun në çarkë! Tashmë e vetmja gjë që i ka mbetur Edi Ramës është të banalizojë nëpërmjet batutave lëvizjet dhe qëndrimet e kryetarit të opozitës për ti shvleftësuar ato në sytë e shqiptarëve.
Këtë Rama e bën mirë në Twiter, Facebook, ERTV, me autopolantët e prapagandës që ka shtirë në dorë, por dashje pa dashje edhe me ndihmën e papagajve gjasme opozitarë që nuk lënë rast pa qëlluar duke i përdorur fjalët si plumba belxhiku kundër kryetarit të opozitës dhe kujtdo që e mbështet atë në qëndresën e vështirë opozitare.
Një pjesë e atyre që reagojnë tani në këtë mënyrë janë konsumuar moralisht sepse janë varmihësit më të shquar të pushtetit të djeshëm që e molën atë si lopa deri sa nga gjiri i saj nuk dilte më qumësht privilegjesh, por gjak korrupsioni në formë konçensionesh, pronash, parash etj.
Këta individë duhet ta kuptojnë se inati personal nuk mund të zgjasë pa fund. Ka pas momente kur dikush prej tyre ka qenë në të drejtën e tij për të pasur qejfmbetje ndaj vendimeve apo qëndrimeve të z. Basha, por kthimi në mani i qëndrimit anti Bashë për gjithçka, edhe për ato që ai i bën siç duhet, ua humbet të drejtën dhe jua kthen atë në bumerang duke e kaluar te kundërshtari i tyre. Humbet sensi i masës dhe arsyes.
Mbledhja e grupit parlamentar të opozitës në Shkodrën e kulturës dhe qyterarisë të plagosur nga krimi ishte një akt i pakritikueshëm, i lavdërueshëm, inspirues dhe në kohën e vendin e duhur. Ishte veprim inteligjent dhe me plot mesazhe të rëndësishme të lëshuara nga goja e Kryetarit Basha në drejtim të Kryeministrit, Ministrit memec të Brendshëm të kapur peng nga mafja. Ishte thirrje kundër kriminelëve, drejtorit të policisë lokale, qytetarëve shkodranë, ndërkombëtarëve dhe gjithë shqiptarëve që gjithësecili të marë përsipër përgjegjësitë e tij.
Ishte një mbledhje që mbartëte një simbolikë shumëplanëshe, por më e rëndësishmja ishte që ju tha shqiptarëve se opozita i ka shpallur luftë krimit, mafies, bandës qeveritare dhe nesër që të vijë në pushtet do tju kthejë lirinë dhe sigurinë qytetarëve kudo që të jenë brenda territorit të Republikës që tashmë ka rënë plotësisht.
Opozita me prezencën e saj në Shkodër u dha zemër qytetarëve të atyshëm të reagojnë pa frikë. Kurse Edi Rama ose ky Frankeshtajn i rëndomtë përtej qetësisë fallco që manifeston midis reshatve në Twiter ishte i shqetësuar për vajtjen e Lulzim Bashës në Shkodër, mu në strofkullën e Monstrës së tij kriminale.
Nëse Edi Ramën e kuptoj pse është i shqetësuar nga vajtja në Shkodër e opozitës, nuk mundem t’i kuptoj këta individët tanë ku duan të dalin me destruktivizmin e tyre permanent ndaj gjithçkaje që thot e bën kryetari i opozitës. Pozitivizmi dhe kur kritikon ka sens dhe kritika bëhet simpatike. Por mllefi, është i neveritshëm dhe kur ke të drejtë, të drejtën e bën pis.
Reagimin kundër për rastin e Shkodrës e kanë gabim. Veprimi i djeshëm i opozitës duhej përshëndetur, për respekt edhe të Shkodrës, shkodranëve, e gjithë shqiptarëve që nuk kanë më rend dhe siguri për jetën e tyre. Monstra kriminale e Frankeshtajnit shqiptar është krijuar si pjesë e strategjisë së tij që të sundojë Shqiptarët nëpërmjet frikës dhe terrorit në kushtet kur nuk mundet që deleve të perëndisë tu ofrojë grigjën e përditshme.
Opozitës i ka rënë në hise sot të marrë përsipër pa kompromis luftën kundër krimit të organizuar për ti çliruar edhe njëherë shqiptarët si në 2005 nga bandat dhe banditët ortakë të qeveritarëve dhe politikanëve në pushtet.
Beteja për t’ju kthyer lirinë, qetësinë dhe sigurinë shqiptarëve është misioni i saj urgjent, është një betejë që është e dënuar ta çojmë deri në fund dhe ta fitojë me çdo çmim paçka se është në kushtet kur siç i thonë, sos kali që i ngordhi, ( dmth, që vendin e ka pushtuar krimi dhe pasiguria) por nuk e lënë rehat as mizat.