Ish-mbrojtësi i Kukësit, Rustem Hoxha nuk do të jetë më një lojtar i lirë. Hoxha është rikthyer në Gjirokastër, ku ka qenë pjesë e Luftëtarit në sezonin 2012-13, po në Superiore.
Hoxha shkëputi kontratën me ekipin verilindor dhe ishte në pritje të ofertave nga klube të ndryshme dhe në fund duket se ka zgjedhur Luftëtarin për të vazhduar karrierën e tij.
27-vjeçari i është bashkuar menjëherë skuadrës gjirokastrite dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme në kampionat, që do të zhvillohet pasi të mbarojë pushimi i kombëtareve.