• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja në Memaliaj, kjo është prova që fundosi babë e bir, autorët e ekzekutimit të Alket Muhos

08/09/2018
Vrasja mafioze në Memaliaj, reagon deputeti i Gjirokastrës: Shteti ka rënë, ky është fundi!

Babë e bir, Hetem Muho, 59 vjeç dhe Dino Muho, 20 vjeç të arrestuar për vrasjen e 43-vjeçarit nga fshati Rabije, Alket Muho mohojnë të kenë lidhje me ngjarjen.  Report Tv mëson se prova më e fortë që policia kishte për të arrestuar babë e bir ishte prezenca e tyre në fshatin Rabije, ndonëse banonin në Çukë të Sarandës. Por ata kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen dhe se kanë qënë rastësisht në fshatin Rabije, aty ku edhe kanë vendlindjen.

“Ndodheshim rastësisht në fshatin Rabije, ishim për vizitë në vendlindje”, mësohet të kenë thënë dy të arrestuarit.

Nga ana tjetër grupi hetimor në policinë e Gjirokastrës po punon për mbledhjen e provave në terren për të depozituar më pas dosjen në prokurori.

Dy vjet më parë autorët e krimit kanë paditur në Gjykatën e Gjirokastrës viktimën për tokat që sipas tyre nuk ishin të tijat. Hetem Muho pretendonte që viktima i kishte falsifikuar dokumentet e pronave, ndërkohë që 43-vjeçari pretendonte që e kishte e fituar tokë me ligjin 7501. Mësohet gjithashtu se ishte vetë Hetem Muho ai që e pushoi çështjen në gjyq në mënyrë të njëanshme për arsye ende të panjohura.

Sipas të dhënave policore viktima është qëlluar me 20 plumba automatiku model 56, të cilët i kanë prekur zemrën dhe i kanë dëmtuar pjesën e majtë të fytyrës. Në një intervistë për ‘Report Tv’, një ditë pas vrasjes së 43-vjeçarit, babai dhe vjehrri i viktimës kanë folur për Report Tv, duke hedhur dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Gjolek Muho, babai i Alket Muhos, është shprehur se nuk e ka dijeninë përse është vrarë i biri. Ndërsa, Riza Ardita, vjehrri i viktimës, ka përjashtuar pistën e dekonspirimit nga policia pasi informoi për drogën. Vjehrri ka thënë se e di shumë mirë kush e ka vrarë 43-vjeçarin duke përmendur konflikte pronësie. Dyshime këto që përkojnë me ato të policisë.

E njihja si djalë shumë të mirë se e kisha dhëndërr. Ngjarja ka ndodhur dje. Më mori në telefon vajza, foli, i tha do vij, “Oooo ooo ça bëni çuna” e më pas e vranë. Me snajper dhe kallashnikovë. Kishte 20 plumba, zbrazuar 30 fishekë. Ia kishte hequr komplet syrin. Atje e vranë, tek ato si pemë. Ka patur konflikt me një plak për prona. Posi, mund të jetë ky konflikti. E arrestuan atë, kishte ardhur që nga Saranda. Jam i bindur, s’ka lidhje me drogën ai. Para 2-3 vitesh kur droga qe liruar, atëherë po. Tani jo. Ai ishte kryetar këshilli, e hoqi burri i tezes. O do gjendet autori se s’bën. Unë e kam të gjetur për vete.

Por kunati i viktimës, i cili do të mbetet anonim, dha një tjetër version ekskluzivisht për Report Tv disa orë para arrestimit të autorëve. Sipas tij, Muho prej një viti telefononte policinë për të treguar se në zonë mbillej kanabis, por vetëm kur iu drejtua Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në zonë erdhën policë për kontroll. I riu që jeton në Greqi thotë se në fshatin Rabije por edhe fshatra të tjerë mbillet masivisht kanabis që prej vitit 2016-të. Në një intervistë për Shqiptarja.com, ai është shprehur se prej një viti Muho dhe familja e tij jetonin me zhurmën e kallashnikovëve, të përdorur gjatë natës për të ruajtur parcelat e kanabisit.

Alket Muho, 43-vjeç, u vra me 7 plumba ditën e djeshme në orën 10:10 në fshatin Rabie të Memaliajt. Për vrasjen e tij, policia raportoi 12 orë me vonesë dhe vetëm pas dhënies së lajmit nga Report Tv. Fillimisht mbi vrasjen e të dyshuarit si informator i Policisë, u hodh pista se ai mund të ishte vrarë pasi informoi policinë në lidhje me parcelat e drogës në Tepelenë dhe dikush e konspiroi, por asnjëherë nuk u përjashtua mundësia e vrasjes për shkak të një konflikti pronësie.

Ditën e djeshme, pak para se të ekzekutohej viktima ka qenë duke komunikuar në telefon me bashkëshorten e tij. E shoqja ka thënë në polici se fjalët e fundit që ka dëgjuar nga bashkëshorti kanë qenë:”Çfarë bëni kështu more çuna?”. Më pas, është dëgjuar një breshëri automatiku, dhe telefonata është ndërprerë.

Pas kësaj, gruaja e 43-vjeçarit ka vrapuar për tek toka 100 metra larg shtëpisë ku Muho po punonte dhe e ka gjetur atë të pajetë.

Prokuroria ka konfirmuar se Muho është qëlluar me një automatik model 56, nga një distancë e afërt. Në vendngjarje janë zhdukur gëzhojat. Grupi hetimor ka dyshime se armës automatike i është vendosur një rrobë për të mos lenë gëzhoja në vendin e krimit./report tv

Related Posts

Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit
Kryesore

Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit

20/07/2026
Spektakël delfinësh në Gjirin e Vlorës, turistët mahniten nga shfaqja në det
Kryesore

Spektakël delfinësh në Gjirin e Vlorës, turistët mahniten nga shfaqja në det

20/07/2026
Nga shkretëtira e Saharasë te Kupa e Botës: Historia prekëse e Nico Williams dhe sakrificës së prindërve të tij
Kryesore

Nga shkretëtira e Saharasë te Kupa e Botës: Historia prekëse e Nico Williams dhe sakrificës së prindërve të tij

20/07/2026
“Keqardhje për ata që flasin si Zegjineja”, sherr mes dy mikeshave socialiste
Kryesore

“Keqardhje për ata që flasin si Zegjineja”, sherr mes dy mikeshave socialiste

20/07/2026
“Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave”
Blog

“Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave”

20/07/2026
Si i shpëtoi shqiptari përmes gruas së tij deportimit nga Britania
Lajme

Si i shpëtoi shqiptari përmes gruas së tij deportimit nga Britania

20/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Hera e parë që shikoj një skuadër kaq të ezauruar”, Çutra kritik: Argjentinë e dobët, Messi si “mish” i huaj

“Hera e parë që shikoj një skuadër kaq të ezauruar”, Çutra kritik: Argjentinë e dobët, Messi si “mish” i huaj

20/07/2026
“Besoja se Argjentina do luftonte, por nuk e bëri”, Pano: Kontestime zero, Spanja dëshmoi veten!

“Besoja se Argjentina do luftonte, por nuk e bëri”, Pano: Kontestime zero, Spanja dëshmoi veten!

20/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al