• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bëni kujdes! Ndryshojnë rregullat për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen. Ja si duhet të veproni

09/09/2018
Fatmir Xhafaj shmang Gjirokastrën gjatë vizitës së Ramës, dërgon zv.ministren e Brendshme (FOTO)

Bashkimi Europian ka aprovuar sistemin e  informimit dhe autorizimit për udhëtimet ETIAS. Në një interviste eskluzive, zëdhënësja e komisionerit Avraamopoulos, Tove Ernst, shprehet për ABC Neës, se bazë të sistemit elektronik ETIAS, qytetarëve të Ballkanit do t’ju duhet gjithashtu të aplikojnë online për të marrë një autorizim për të udhëuar në zonën Shengen. Aplikimi është shumë i shpejtë, i lehtë për t’u bërë dhe merr 10 minuta vetëm duke qenë i pajisur me pasaportë.

Verifikimi automatik bëhet në bazë të disa grupeve të të dhënave, siç është Sistemi i informacionit të Shengenit, Europoli, Interpoli. Nëse sistemi shënon problem, verifikimi do të bëhet në mënyrë manuale nga autoritetet e shtetit ku kërkon të udhëtojë përsoni, ose nga Rojet europiane kufitare. Në këtë rast, përgjigjja e aplikimit do të marrë disa ditë dhe nëse ka një problem që duhet zgjidhur do të marrë  maksimumi 4 javë.

Pyetje: “Bashkimi Europian miratoi rregulloren lidhur me sistemin evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS). Në bazë të këtij sistemi, qytetarëve Ballkanit, përshirë ata të Shqipërisë, do t’ju duhet të aplikojnë online para udhëtimit të tyre në zonën Shengen. Si funksionon sistemi ETIAS”?

Tove Ernst, zëdhënëse e KE-së: “Shumë vende, përfshirë qytetarët e Ballkanit, por edhe nga Kanadaja dhe SHBA do t’ju duhet të aplikojnë online për një autorizim para udhëtimit të tyre. ETIAS është një sistem autorizimi elektronik, siç është ai i Kanadasë, SHBA-së apo Australisë. Sipas statistikave që kemi, shumica dërmuese e aplikantëve nuk do kenë problem për të marrë një përgjigjje pozitive dhe autorizim për udhëtim. Aplikimi është shumë i shpejtë dhe i lehtë për t’u bërë. Ai merr normalizht 10 minuta dhe përfundon me një përgjigje pozitive dhe autorizim brenda. Ajo që duhet theksuar është që nuk është një vizë, por një autorizim udhëtimi”.

Pyetje: “Cilat janë kategoritë apo personat që rrezikojnë t’ju refuzohet aplikimi”?

Tove Ernst: “Në raste kur sistemi sinjalizon një anomali, verifikimi do të bëhet në mënyrë manuale. Edhe këtu ne presim që verifikimi të çojë në një rezultat pozitiv. Nëse nuk çon në një përgjigjje pozitive, kjo do të thotë që ka një alarm të caktuar për personin në fjalë”.

Pyetje: “Eshtë Europoli apo Interpoli që do t’i verifikojë të dhënat”?

Tove Ernst: “Për shumica dërmuese të rasteve, përgjigja është automatike. Kur bëhet aplikimi elektronik, duhet vetëm pasaporta. Sistemi pastaj bën verifikimin automatik në bazë të disa grupimeve të të dhënave, siç është Sistemi i informacionit të Shengenit, Europoli, etj. Nëse sinjalizohet një anomali, verifikimi do të bëhet në mënyrë manuale nga autoritetet e shtetit ku kërkon të udhëtojë përsoni, ose nga Rojet europiane kufitare. Në këtë rast, përgjigjja e aplikimit do të marrë disa ditë dhe nëse ka një problem që duhet zgjidhur, atëherë përgjigja do të marrë maksimumi 4 javë”.

Pyetje: “A është konceptuar ETIAS si një sistem që ndalon abuzimet në zonën Shengen, apo gjithashtu për të parandaluar terrorrizmin dhe krimin e organizuar”?

Tove Ernst: “Sistemi është konceptuar pikërisht për këtë. Kjo i jep mundësi shteteve anëtare që të verifikojnë paraprakisht nëse ka persona që duan të udhëtojnë në BE që përbëjnë rrezik sigurie,të tipit dyshime për kryerjen e një krimi, nëse është lëshuar një mandat arresti europian ndaj tyre dhe raste të tjera. Pra, ne do të dijmë paraprakisht nëse ka një rrezik lidhur me një person të caktuar para se ai të kalojë kufirin. Kjo na jep mundësi që ta parandalojmë rrezikun para se të depërtojë në territorin europian. Mbron Bashkimin Europian dhe qytetarët europianë. Momentalisht, nuk do të ndryshojë gjë për qytetarët e Ballkanit, por në vitin 2021, kur sistemi do të jetë operacional, atyre do ju kërkohet të bjënë aplikimin online ETIAS”. /Abc news.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jair Bolsonaro i nënshtrohet ndërhyrjes për lemzën kronike

Jair Bolsonaro i nënshtrohet ndërhyrjes për lemzën kronike

29/12/2025
“Ma ke bërë dy herë ‘follow”/ Hygerta Sako vë në siklet Labin

“Ma ke bërë dy herë ‘follow”/ Hygerta Sako vë në siklet Labin

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al