• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Babë e bir nuk pranojnë vrasjen e Alket Muhos në Memaliaj. Zbardhen detaje të tjera nga hetimi në Gjiokastër

09/09/2018
Babë e bir nuk pranojnë vrasjen e Alket Muhos në Memaliaj. Zbardhen detaje të tjera nga hetimi në Gjiokastër

“Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen”. Ka qenë kjo deklarata e babë e bir, Hetem e Dino Muho, 59 dhe 20 vjeç të arrestuar për vrasjen e 43- vjeçarit nga fshati Rabije, Alket Muho.

Ashtu siç deklaroi dy ditë më parë edhe vjehrri i viktimës, Riza Ardita, prova më e fortë që Policia kishte për të arrestuar babë e bir ishte prezenca e tyre në fshatin Rabije, ndonëse banonin në Çukë të Sarandës.

Por ata kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen, ndërsa prania e tyre në fshatin Rabije ka qenë e rastësishme, pasi aty kanë vendlindjen si dhe nënën e gjyshen e familjes, raporton gazeta “Panorama”. “Ndodheshim rastësisht në fshatin Rabije, ishim për vizitë në vendlindje. Erdhëm për të parë nënën time”, mësohet të ketë deklaruar në Polici 59- vjeçari Hetem Muho.

Policia e Gjirokastrës po punon për mbledhjen e provave në terren për të depozituar më pas dosjen në Prokurori. Uniformat blu po kërkojnë armët e krimit, njëra prej të cilave dyshohet të jetë një çifte. Kjo e vështirëson edhe më tej situatën e dy të akuzuarve pasi 59- vjeçari ka pasur një çifte me leje, për të cilën ka deklaruar në Polici vetëm një ditë më parë se i ka humbur.

Fshehja e këtij fakti ka shtuar dyshimet e Policisë për implikimin e tij në vrasje, ndërsa në vendngjarje është gjetur vetëm një gëzhojë arme automatike e kalibrit 7.62 mm nga 20 plumba me të cilat është qëlluar viktima. Gjithsesi, do të jenë rezultatet balistike të mëvonshme të cilat do të saktësojnë nëse çiftja e përdorur në krim është e njëjtë me atë të regjistruar në emrin e 59-vjeçarit Muho. Prova e vetme e Policisë deri tani janë prezenca e babë e bir në fshatin ku ndodhi vrasja, por edhe deklarimet kontradiktore të autorëve të dyshuar në lidhje me vendndodhjen e tyre si dhe ato gjatë përgjimeve ambientale.

Policia ndërhyri dhe arrestoi babë e bir, vetëm një ditë pas krimit të rëndë të ndodhur në fshatin e largët të Memaliaj. Dy të arrestuarit ishin të dyshuar jo vetëm për faktin se u gjendën në zonën afër fshatit, por edhe se ata kishin pasur konflikt të vazhdueshëm me viktimën për një çështje prone. Madje, siç mësohet, dy vite më parë, i dyshuari Muho e kishte hedhur në gjyq çështjen me kushëririn e tij të largët Alket Muho. Por për arsye ende të paqarta, vetë paditësi ishte tërhequr nga kjo çështje, e cila më pas ashtu siç e ka edhe procedura gjyqësore, është pushuar.

Sipas Policisë, nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët (kushërinj të largët me viktimën) e kanë vrarë shtetasin Alket Muho për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në Viktima Alket Muho fshatin e origjinës së autorëve. Policia ka rënë në gjurmët e të dyshuarve që në momentet e para pas krimit. Kjo pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se dy familjet ishin në konflikt me njëra-tjetrën prej 5 vitesh dhe madje kohët e fundit kishte pasur disa herë përleshje mes autorëve të dyshuar dhe viktimës. Ndaj të arrestuarve rëndojnë veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sporti shqiptar dhe media në zi, ndahet nga jeta ish basketbollisti dhe gazetari i mirënjohur Enea Andrea

Sporti shqiptar dhe media në zi, ndahet nga jeta ish basketbollisti dhe gazetari i mirënjohur Enea Andrea

29/12/2025

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al