Tirana është “e dënuar” të fitojë në ndeshjen me Luftëtarin. Trajneri Ze Maria kishte paralajmëruar ndryshime në konferencën e shtypit dhe në fakt kështu ka vepruar, teksa në mbrojtje nuk ka aktivizuar as Caken dhe as Atingën, por nga minuta e parë luan Imami, i cili do të zërë vend në qendër.
Në sulm ai i ka besuar Oduamadit, përforcimit të fundit të bardhebluve, ndërsa në mbështetje të tij do të jenë Kobina dhe Bllazhevski.
Kurse trajneri Kostiç, mjaft i rrezikuar në stolin e Luftëtarit, ka hedhur në fushë nga minuta e parë Radoviç. Aktualisht rezultati është 2 me 1 për vendasit. Golat për Tiranën i shënuan Blazhevski dhe Turtulli, ndërsa goli i vetëm i Luftëtarit ishte një autogol i Dokës.