Një i person është gjetur i pajetë në Tepelenë mbrëmjen e djeshme. 27-vjeçari Viktor Halili është gjetur i vdekur afër stanit në Salari nga një fqinj. Trupi i pajetë i të riut është dërguar në spitalin e Tepelenës. Paraprakisht dyshohet se 27-vjeçari ka humbur jetën nga një atak kardiak, megjithatë ende pritet të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore. Deri më tani Policia e Gjirokastrës s’ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen.
©ArgjiroLajm.net