Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shpallur 16 vende vakante për pozicionin inspektor në dhjetë drejtori rajonale të vendit. Konkretisht, në drejtoritë rajonale Durrës, Elbasan dhe Tiranë janë 4 vende të lira, 7 inspektorë kërkohen për drejtoritë rajonale Shkodër, Dibër, Lezhë e Kukës, si dhe 5 vende të lira në Gjirokastër, Korçë e Berat. Kandidatët e interesuar duhet të kenë një diplomë të nivelit ‘Bachelor’ në njërën nga këto fusha: Agronomi e Përgjithshme; Inxhinieri Pyjore; Inxhinieri Agromjedisi; Inxhinieri Agrare në profilet: Mbrojtje bimësh, Hortikulturë dhe Prodhim Bimor. Data 3 tetor 2018 është edhe afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve nga kandidatët.
© ArgjiroLajm.net