Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, sekuestron 80 mijë Euro një shtetasi grek i cili nuk i deklaroi në kufi. Shërbimet e Policisë Kufitare në dalje të Republikës së Shqipërisë gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit grek G.S, 51 vjeç, banues në Patra, i cili udhëtonte në automjetin e shtetasit A.P, banues në Lezhë, shtetasit grek i gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej 80.000 euro të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi. Po kryen veprimet proceduriale nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonimiko Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
© ArgjiroLajm.net