Puna për rehabilitimin e plotë të aksit Gjirokastër-Lazarat vazhdon edhe gjatë orëve të natës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar disa foto nga punimet që kryhen natën. Aktualisht është shtruar me asfalt njëra anë e rrugës. Punimet parashikohen të përfundojnë brenda dhjetorit. Investimi kap vlerën e rreth 1 milion eurove, ndërsa rruga ka gjatësi 3.5 kilometra.
© ArgjiroLajm.net