Disa muaj para zgjedhjeve lokale, PD ka hyrë në një fazë organizimi të brendshëm. Në Gjirokastër përfundoi faza e parë e zgjedhjes së kryetarëve të grupseksioneve, ndërsa sot nisën zgjedhjet në seksione sipas parimit një anëtar një votë.
Me këtë rast u organizua një takim i strukturave, ku merrte pjesë edhe deputeti Tritan Shehu. Dy ditë më parë kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko, i bëri thirrje publike Zamira Ramit për të shkarkuar njerëzit e PS-së në Bashkinë Gjirokastër dhe në vend të tyre të emërojë përfaqësues të PD-së, duke qenë se këto dy forca janë në një koalicion opozitar.
© ArgjiroLajm.net