Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u bë ndalimi i shtetasit Gazmir Duro, 48 vjeç, banues në Përmet.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallzim bashkëjetuesja e tij shtetasja M.K, se në banesë për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme, neni 130/a i Kodit Penal.