• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Legalizimet, ligj i posaçëm për Gjirokastrën. Shtohen kërkesat dhe matjet në terren

02/10/2018
Ndikimi italian te ndërtimet në Qendrën Historike të Gjirokastrës

Qindra banesa tradicionale në Gjirokastër, mes tyre edhe monumente kulture të kategorisë së parë dhe të dytë janë jashtë qarkullimit civil për shkak të mungesës së certifikatave të pronësisë.

Sipas drejtuesit të Zyrës Rajonale të ALUIZNI-t në Gjirokastër, Nertil Nebiaj, ligji për legalizimin e objekteve të ndërtuara para vitit 1991 është shumë specifik për Gjirokastrën sepse do të favorizojë sidomos banesat historike që për arsye të ndryshme nuk disponojnë dokumente pronësie.

120 kërkesa janë depozituar nga qytetarët që prej mesit të shtatorit kur ligji hyri në fuqi ndërsa ekipet e matjeve dhe vlerësimit në terren janë dyfishuar. Gjirokastra si qytet pritet të regjistrojë 80% të volumit të kërkesave për legalizim.

Sipas Nebiajt, qytetarët të cilët kanë barrën e provës për këto pasuri duhej më parë të siguronin një numër të madh dokumentesh si dhe aplikime paraprake në bashki e më pas konfirmim të vendimeve prej Këshillit të Qarkut të shoqëruara me tarifa financiare të larta. Procesi që sapo nisi pritet ti japë zgjidhje përfundimtare procesit që po zvarritet për 3 dekada. Ligji do të garantojë legalizimin falas deri në 300 m2 truall dhe tarifa normale mbi këtë sipërfaqe.

Mospajisja e pronarëve me dokumentacion të pronës ka qenë duke penguar qarkullimin,shit-blerjet dhe investimet në Gjirokastër. Mungesa e notave të transkriptimit për këto pasuri lidhet me djegien tri herë të arkivave dokumentare në Gjirokastër në vitet 1944, 1954 dhe 1997. Një aspekt frenues për procesin ndër vite janë bërë edhe pretendimet e shumë pronarëve mbi të njëjtën pasuri. Disa dhjetëra banesa janë braktisur dhe shembur në qytetin që mbrohet nga UNESCO prej pamundësisë për ti bërë ato funksionale./tch

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jul Deda vlerëson Meriton Mjekiqin si lojtarin më të fortë kosovar në historinë e BBVIP

Jul Deda vlerëson Meriton Mjekiqin si lojtarin më të fortë kosovar në historinë e BBVIP

13/03/2026
5 “të paprekshëm”, Arbeloa sjell epokë të re te Real Madrid, rikthen besimin te “Galaktikos”

Rikuperimi i Mbappe për ndeshjen ndaj Cityt, flet trajneri i Realit

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al