Një aksident i frikshëm ndodhi fundjavën që shkoi në Gjirokastër. Në fotot që siguron ArgjiroLajm.net duken dy automjete të përplasura me njëra-tjetrën. Një prej makinave ka pësuar më shumë dëmtime. Ngjarja ndodhi në rrugën Gjirokastër-Virua. Për pasojë mbetën të plagosur dy persona, një prej të cilëve është ende në spital. Policia thotë se ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Gjirokastrës për shtetasin T.T, vjeç 57, banues në fshatin Valare. Ai akuzohet për veprën penale ‘Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.