• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

67 vjet internim, tjetër rrëfim shokues për Kampin e Tepelenës

04/10/2018
67 vjet internim, tjetër rrëfim shokues për Kampin e Tepelenës

“Buka ishte e trashë, e thyeje bukën e copëtonim dhe e hanim. Pa bërë 16 vjeç punonim 6 – 8 orë. Një vit shkollë kam bërë në jetën time”. Dod Nikoll Preng Lleshi rrëfen për 67 vitet e tij në internim, për të punuarit 6-8 orë që 16 vjeç, pa pasur mundësi as të shkonte në shkollë.

Rrëfimi i plotë

Jam rritur jetim, na la babai dhe u arratis. Ishte me gradën major edhe ne na internuan në Lezhë. Kemi ndenjur një vit në Lezhë. Kam qenë në klasën e parë, sa e pata filluar dhe na çuan nga Lezha në Berat. Shkuam në Berat aty dhe vazhdova shkollën prap se prap vitin e parë. U liruam nga internimi i Beratit, na dërgojnë në Orosh. Nëna siguroi pula me zogj, me 5 fëmijë të vegjël, një ndër ta isha dhe unë. Ndenjëm na një vit, kur morëm vesh se ishte vrarë Bardhok Biba. Pas vrasjes së Bardhok Bibës, na menduan të përfshirë dhe na internojnë sërish. Natën e parë aty,natën e dytë në Tepelenë. Ato që kishim lënë në Berat, ato gjetëm edhe në Tepelenë, familjen e Gjon Marka Gjonit, Nikolli, nënë Mrikën,nënë Davën i gjetëm në Tepelenë.

Nejse, aty u futëm në repart ushtarak. Në repartin ushtarak poshtë Tepelenës, aty u futëm ne të internuarit. Ku hidhje këmbën kishte vetëm bomba, fishekë, qamet i zi ishte. Përfundimisht ndenjëm aty, dhomat ishin kapanon i gjatë ,krevatet lartë edhe poshtë, ishin krevatet e ushtrisë. Ne flinim në krevatin sipër dhe përbri kishin familjen e Marka Gjonit. Vetëm një dyshek kishin ose një batanije. Si repart ushtarak ishin. Çfarë hanim? Përshesh me valë që ju nuk e dini, i hidhnim kripë në një kuzhinë të repartit. Ujit i hidhnim kripë edhe bukë, buka ka qenë e trashë, thyenim bukën e copëtonim edhe e hanim.

Sa kohë qëndrove në Tepelenë?

Dy vite e ca. Nëna shkonte të merrte dru në pyll, ndonjëherë shkonim dhe ne, si fëmijë që ishim, ndihmonim nënën. Më kujtohet një shteg , ishin dy motra dhe një vëlla nga Lezha. Ishin këta edhe vëllait i kishin thënë se bombat kanë gjilpëra brenda, dhe ai u mundua t’i nxirrte se do qepte teshat. Ju betohem o burra ndershmërisht, copat e mishit ja ka hedhur në qiell bomba dhe i hodhi tek guzhina matanë. Aty ku ishin duke zierë pjatat dhe përsheshët me valë. Kishim rrugën që vinte afë rvarrezave në Veliqot, kur vinim nga Vlora për të ardhur në Tepelenë, na thoshin “këto janë kriminelë”.

A ishte i mjaftueshëm ushqimi?

Absolutisht, unë po them hanim përshesh me valë me kripë, as me sheqer as me mjaltë, vetëm me kripë. Për yndyrë as nuk flitet. Fillova punën unë atëherë, i pashkollë po.

Sa vjeç ishe kur fillove punë?

Pa bërë 16 vjeç, punonim 6 ose 8 orë. Bidoni i ujit ishte prej kauçuku i nxehtë. Me një gotë kauçuku, uji ishte i nxehtë,atë pinte punëtori. E fillova punën njëherë punëtor në Kurbnesh, pastaj në Spaç. 27 vjet kam punuar në stabiliment të Oroshit.

Çfarë pune ke bërë në Spaç?

Duhej të mbaja tubat e galerisë nga shpati në Spaç, kjo rruga këtu nuk ishte. Një mungesë për 27 vjet nuk e kam bërë. Rrinim tre muaj pa bërë asnjë ditë pushimi.

A di të shkruash e të lexosh?

Nuk kishim shkrim e as lexim, shkrimin e një viti klasë.

A di të firmosësh?

Shkolla të bën të shkruash të lexosh.

Si silleshin me juve banorët e zonës?

S’kishim të bënim me fshatarë ne, s’kishim të bënim, veçse ndonjëherë që shkonim në ndonjë rast varrimi në Veliqot.

Kujton ndonjë që ka ndërruar jetë nga të afërmit e tu?

Më kujtohet që kanë vdekur dy kushërinj të mitë,edhe nja dy prej Veliqotit i kanë varrosur aty pranë.

A ka pasur spital në kampin e Tepelenës?

Absolutisht që jo.

Emri im është Dod Nikoll Preng Lleshi, një vit shkollë kam bërë në jetën time, pastaj 67 vjet internim. /Kujto.al

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

31/12/2025
Katër gjëra që duhet të “hiqni qafe” në shtëpinë tuaj para se të vijë 2026-a

Katër gjëra që duhet të “hiqni qafe” në shtëpinë tuaj para se të vijë 2026-a

31/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al