Reagon ministri Xhafaj pas ngjarjes së mbrëmshme ku në zonën e ish-bllokut ku mbeti një person i vdekur dhe u plagosën dy të tjerë. Xhafaj ka folur nga Konferenca e Ministrerialit të BE dhe tha se shumë shpejt në javët e ardhshme do të ketë goditje të grupeve të strukturuara kriminale. Xhafaj komentoi edhe ngjarjen e rëndë të ndodhur në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.
“Ne jemi të angazhuar në këtë proces. Dëshiroj të them që javën të vijim do të shihni disa goditje të grupeve kriminale.” – tha Xhafaj.
Ndërkohë i pyetur se çfarë masash do të ketë për këtë rast Xhafaj është përgjigjur:
“Besoj se përgjigja që thashë pak më lartë është e vlefshme.”