• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Jetojmë ne, jeton edhe qeni…’, historia tronditëse e gruas nga Gjirokastra (VIDEO)

21/10/2018
‘Jetojmë ne, jeton edhe qeni…’, historia tronditëse e gruas nga Gjirokastra (VIDEO)

Bukurie Shkurta përveç emrit nuk ka asgjë të bukur në jetën e saj. Me shikim të dobët shkaktuar nga diabeti në fazë të avancuar, gruaja jeton me bashkëshortin dhe fëmijët në moshë madhore, dy prej të cilëve vuajnë nga ç’rregullime të shëndetit mendor, në një shtëpi të rrënuar në lagjen “Manalat” të Gjirokastrës.

68-vjeçarja i ngrys ditë e netët e saj në këtë divan të vjetër pranë maces, pa jastëk nën kokë, në të vetmen dhomë të shtëpisë që është mbytur nga lagështia dhe era e rëndë. Pensioni nuk i del as për mjekimin e plotë me insulinë. Mes blerjes se insulinave dhe bukës së gojës ajo zgjedh këtë të fundit.

“Marr insulinë, por jo shumë. Lekët që marr s’më dalin, se duhet të ha dhe bukë. Marr ilaçe”, thotë gruaja. Ela është vetëm 22 vjeç, vajza është invalide, me probleme të shëndetit mendor, por është e vetmja që kujdeset për prindërit e moshuar e të sëmurë dhe vëllezërit e saj.

“Jam 22 vjeçe. Mbaj familjen, janë të sëmurë. Të gjithë jemi. Ju lutem të na ndihmoni, të vënë dorën në zemër. Unë s’jam e aftë për punë, por duhet të kujdesem për familjen. Po ika unë, s’ka kush të kujdeset për ta (qan)”, shprehet vajza. Në korridorin e shtëpisë që shërben edhe si kuzhinë nuk ka një dollap ushqimesh, ndërsa të vetmet produkte janë një bukë e mykur dhe një qese miell dhe disa bidonë me vaj të falur.

“Këto që sheh nga i kanë falur. Kur të mbarojnë ato, do rrimë. Do presim rrogën e mamit dhe të babit”, thotë vajza. Ndonëse kjo është vetëm një prej familjeve në kushte të vështira jetese, panorama e këtij fenomeni është më e gjerë. Në bashkinë e re Gjirokastër numërohen 100 familje aplikuese në skemën e ndihmës ekonomike, ku vetëm 50 % e tyre janë përfituese të kësaj skeme, ndërsa pjesa tjetër e tyre mbeten jashtë kësaj skeme për shkak të pamjaftueshmërisë së pikëve./BW

Related Posts

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!
Lajme

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!

24/10/2026
Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës
Lajme

Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës

24/10/2026
Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)
Lajme

Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)

24/10/2026
Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë

24/10/2026
Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj
Kryesore

Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj

24/10/2026
Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë
Kryesore

Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

24/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al