• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Befason Vangjel Tavo/ Hesht për ngjarjen në Dropull, publikon shkrimin ku analizon tranzicionin shqiptar

28/10/2018
Vangjel Tavo: Dua që dikush nga Gjirokastra të shkruante një libër për mua. Ilir Meta njeriu me më shumë vizion

Pas ngjarjes së sotme në Bularat, ku forcat RENEA vranë një ekstremist grek i cili qëlloi policinë dhe terrorizoi fshatin me armë, s’ka ende një reagim nga deputeti Vangjel Tavo, si i zgjedhur kryesisht me votat e Dropullit për rreth 20 vjet. Por Tavo befason, duke shpërndarë në faqen e tij në Facebook një shkrim të botuar në gazetēn ‘Koha Jonë’. Shkrimi trajton prapambetjen e Shqipërisë në 28 vjet, ngecjen e proceseve integruese dhe mungesën e shpresës, ndonëse për të gjitha këto edhe Tavo është po aq mëkatar sa e gjithë klasa politike në vend. Më poshtë shkrimi i tij i plotë.

Nga Dr. Vangjel Tavo

Para pak ditësh mbarova së lexuari një nga romanet e penës më të ndritur shqiptare, Ismail Kadare, E Penguara. Ndër shumë fjalë e pasazhe të jashtëzakonshme, më mbeti në mëndje një fjali: Ju keni prangat, ne kemi shpresën. Dramaturgu, personazhi kryesor i romanit, ulet në Kafe Flora në Tiranë me një hetues të regjimit të kaluar dhe shpreh anti-analogjinë e prangave dhe shpresës. Dhe nuk ka se si çdo lexues të mos e identifikojë këtë shprehje me prangosjen e një kombi i cili prej gati tre dekadash nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse shpresa. Vetëm shpresa e prangosur.

Për afro tridhjetë vjet shqiptarët kanë përjetuar terapi shoku, prangosje e liri me kusht, ëndrra të rreme e të paplotësuara, tronditje politike dhe ekonomike, herë shuplakat e herë ledhatimet e shtetit, herë kanë besuar premtime të rreme e herë të tjera janë mashtruar prej tradhëtive të shtetarisë, kanë bërë një hap përpara e tre hapa pas, katër hapa përpara e pesë hapa pas, depresione sociale dhe eksperimente fiskale e institucionale, kanë qeshur me historira rozë politike e kanë qarë me skandale të errëta shtetarie, kanë shijuar një hurbë lumturie me lajme të gëzueshme nga Evropa e bota e më pas kanë zbrazur stomakun me të vjedha nga premtimet e rreme brenda kufijve, janë rropatur të gjithë jetën për fëmijët e tyre e tashmë po i largojnë me ngulm jashtë vendit për t’u kursyer atyre të ardhmen, e po përpëliten për të mbajtur gjallë frymën e fundit të shpresës.

Mjaft! Tridhjetë vite prangosje shprese janë shumë. Tridhjetë vite provincializëm politik janë të pafalshme. Tridhjetë vite, e plus të tjerat që priten, janë një brez i tërë, janë një jetë.

Mendësia politike evropiane, integrimi i plotë në BE, oksigjenimi i shpresës dhe vendimi për të ecur me hapa të mëdha progresiv drejtë një të ardhme më të zhvilluar e më të qendrueshme janë e vetmja zgjidhje. Duhet të kishte ndodhur dje, e nuk duhet të fillojë as nesër, duhet të ndodhë që sot. Mjaft! Historia do na gjykojē si varrmihës të shpresës, varrmihës të një kombi.

E gjithë politika nuk duhet ta vendosë kokën e saj mbi nënkresë e të bie në gjumë e qetë, por duhet të djersisë e pikojë gjak nga mundi e lodhja për të këputur prangat që e mbajnë të izoluar këtë vend, për të fshirë turpin e talljen që ka rënë mbi këtë vend, duke shfrytëzuar mendjet më brilante dhe energjitë më vitale në shërbim të së ardhmes, për më shumë punësim, standarde më të mira jetese, arsim, shëndetësi, siguri, e rregull më të mirë, e për mundësi më të shumta.

Shqiptarët nuk kërkojnë përkujdesje, as të ushqehen me gji, ata kërkojnë vetëm një mundësi për ta ndërtuar vetë të ardhmen e tyre, ashtu siç e kanë bërë gjithmonë plot vullnet e sakrificë. Vetëm një mundësi. Jepuni shqiptarëve një mundësi dhe ky vend do jetë si një qytet mbi mal, ku sytë e mbarë botës do drejtohen për nga ai. Hiqjani prangat dhe ky vend do bëhet simbol lirie.

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

17/09/2026
Milan zhgënjen në Europë, pëson disfatë ndaj Benficës

Milan zhgënjen në Europë, pëson disfatë ndaj Benficës

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al