• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

VIDEO/ Deklarata të forta nga nëna e Kacifas: RENEA më hoqi kryqin nga qafa, më vuri armën në kokë (A duhet besuar?)

04/11/2018
VIDEO/ Deklarata të forta nga nëna e Kacifas: RENEA më hoqi kryqin nga qafa, më vuri armën në kokë (A duhet besuar?)

Gjatë takimit në Bularat me një eurodeputete greke dhe deputetin e LSI-së, Vangjel Tavo, nëna e ekstremistit Kostandinos Kacifas tregon para tyre se është dhunuar nga forcat RENEA. Ajo pretendon se policët i kanë vënë armën në kokë, si dhe i kanë hequr dhunshëm kryqin nga qafa. Nëse këto që ajo thotë janë të vërteta, padyshim që është diçka e rëndë dhe e dënueshme. Prokuroria shqiptare duhet të zbardhë nëse forcat RENEA kanë ushtruar dhunë ndaj prindërve të Kacifas apo jo.

Po qe se kjo rezulton e vërtetë, patjetër që drejtësia duhet të thotë fjalën e vet. Por në çdo rast, edhe dhuna e ushtruar nga RENEA, nuk e justifikon faktin që Kostandinos Kacifas ishte një ekstremist që qëlloi me armë ndaj policisë duke rrezikuar jetën e tyre dhe më pas u ekzekutua pasi nuk pranoi të dorëzohej. Pra, ajo që bëri Kacifas dhe ajo çfarë përfaqësonte ai si ekstremist, duhet ndarë nga dhuna që pretendon nëna e 35-vjeçarit se ka ushtruar policia shqiptare.

Natyrisht që nuk përjashtohet as mundësia që Vasilia Kacifa të gënjejë në deklaratat e saj. Pas ngjarjes, janë shumë aktorë dhe faktorë grekë, brenda e jashtë vendit, që duan ta instrumentalizojnë këtë ngjarje, duke e përdorur politikisht. Kamerat e trupit të RENEA-s, të cilat janë sekuestruar nga Prokuroria, tregojnë gjithçka rreth operacionit. Zbulojnë nëse është ushtruar dhunë ndaj prindërve apo ata gënjejnë? Zbulojnë gjithashtu dhe se si është ekzekutuar ekstremisti Kostandinos Kacifas. 

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë: Saliu është në gjendje të rëndë psikologjike!
Lajme

Ngjela: Protestat janë në favor historik të Edi Ramës, por ai nuk e kupton

19/06/2026
Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Kryesore

Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19/06/2026
Gjirokastër, Parku i Viroit siç nuk e keni parë kurrë më parë (FOTO)
Kryesore

E rëndë në Gjirokastër/ Gjendet një burrë i mbytur në Virua (Emri)

19/06/2026
Rama: Jemi në fazën e përgatitjes së fundit për të çelur garën e aeroportit të Gjirokastër
Kryesore

Rama: Jemi në fazën e përgatitjes së fundit për të çelur garën e aeroportit të Gjirokastër

19/06/2026
Kryesore

Ndërtimet pa leje në Sarandë / Apeli ndryshon masat e sigurisë për policët

18/06/2026
Protestat/ PS mbledh grupin parlamentar të shtunën
Kryesore

Protestat/ PS mbledh grupin parlamentar të shtunën

18/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fenerbahce, prezantohet Muriqi: Krenari e madhe, jam gati!

Fenerbahce, prezantohet Muriqi: Krenari e madhe, jam gati!

19/06/2026
Kosova/ Sezoni i ri, kampionati nis më 15 gusht

Kosova/ Sezoni i ri, kampionati nis më 15 gusht

19/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al