• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Po mban me hatër Gjirokastrën për investime”, deputetët e PS-së kritikojnë Kumbaron në Kuvend. Ja si përgjigjet ministrja e Kulturës

07/11/2018
“Po mban me hatër Gjirokastrën për investime”, deputetët e PS-së kritikojnë Kumbaron në Kuvend. Ja si përgjigjet ministrja e Kulturës

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka raportuar sot në Kuvend në Komisionin për Edukimin dhe Median për buxhetin e vitit 2019 të institucionit që ajo drejton. Në kushtet u mungesës së kolegëve të PD-së dhe LSI-së, duket se rolin e opozitës e morën deputetët e PS-së. Disa prej tyre e pyetën Kumbaron nëse ka apo jo një favorizim të qarkut Gjirokastër në shpërndarjen e fondeve të Ministrisë së Kulturës. Pyetja e tyre mori shkas nga fakti se Kumbaro është gjithashtu edhe deputete e këtij qarku që prej qershorit të vitit 2017.

Ministrja e ka mohuar të ketë favorizim për Gjirokastrën në investimet që kryen Ministria e Kulturës. Por nga ana tjetër, ajo ka pranuar se Gjirokastra bashkë me Beratin, Korçën dhe Durrësin është ndër qarqet që kanë më shumë monumente kulturore. Rrjedhimisht tha ajo, në këto qarqe ka më shumë nevojë për ndërhyrje restaurusese. Ndonëse Kumbaro e mohoi të këtë favorizuar qarkun ku ajo është deputete, mbase nga fakti se ishte para kamerave dhe duhej të tregohej politikisht korrekt, nëse numëron investimet nga apo me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe partnerëve, ndërhyrjet në Gjirokastër realisht janë të konsiderueshme në këto 5 vite.

Përmendim disa prej tyre: Kisha e Shën Marisë në Labovën e Kryqit, Ura e Kordhocës në Lazarat, Ura e Nivanit në Zagori, Kisha e Peshkëpisë në Dropull, Kisha e Hoshtevës në Lazarat, Ura e Katiut në Përmet, Kisha e Shën Marisë në Kosinë të Përmetit, Kisha e Shën Marisë në Bënjë të Përmetit, Xhamia e Pazarit në Gjirokastër, shtëpia e Ismail Kadaresë në Gjirokastër, Pazari i Gjirokastrës, restaurimi i Kullës së Sahatit, restaurimi i kalldrëmeve në zonën historike etj. Po ta shohësh në makro, duket se një pjesë e mirë e fondeve të Ministrisë së Kulturës kanë ardhur pikërisht në qarkun Gjirokastër.

Në këtë rast jemi përpara një diskriminimi pozitiv që ministrja Kumbaro i ka bërë qarkut që e zgjodhi deputete. Edhe pse përqëndrimi i investimeve në zona të caktuara nuk është korrekte si politikë zhvillimore, neve që jetojmë në Gjirokastër na duket zhvillim pozitiv. Sidoqoftë fakti që janë kryer kaq shumë investime, s’e përjashton nevojën për më tepër.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara
Kryesore

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

24/07/2026
Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut
Kryesore

Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut

24/07/2026
Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë
Kryesore

Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë

24/07/2026
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
Kryesore

Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

24/07/2026
“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

24/07/2026
Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Historia e Hungarisë në Formula 1, pista e Hamilton e “mallkuar” për Leclerc

Historia e Hungarisë në Formula 1, pista e Hamilton e “mallkuar” për Leclerc

24/07/2026
Kryendeshja e javës premton spektakël, Partizani sfidon Vllazninë në “Arenën e Demave”

Zyrtare, Partizani përforcohet në sulm

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al