Luftëtari dhe Tirana ndeshen sot në Gjirokastër. Dy ekipet kërkojnë t’i largohen fundit. Gjirokastritët nuk kanë Oltion Rapan të pezulluar, ndërkohë që edhe braziliani Xhekson ka pasur probleme. Gjithsesi rikthehen tifozët dhe objektivi kryesor janë tre pikët. Tirana është në kërkim të fatit të humbur. Sot do preferohej loja e shëmtuar dhe marrja e maksimumit. Bardheblutë në ndeshjet e fundit janë paraqitur mirë, por nuk kanë arritur dot t’i shfrytëzojnë rastet e shumta të krijuara për gol. Sa i takon formacionit, pritet të mos ketë ndyshime.







