• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një përgjigje për eurodeputeten greke, që mendon se Gjirokastra është pushtuar nga shqiptarët

14/11/2018
Një përgjigje për eurodeputeten greke, që mendon se Gjirokastra është pushtuar nga shqiptarët

Nga Mentor Kikia

Ja çfarë lexoi para Parlamentit Europian një politikane e çmendur. Duhet të jetë vërtet e çmendur. Eleni Theocharous, eurodeputete qipriote, si rrallë ndonjëherë një politikan në një forum europian, gënjen në mënyrën më të pacipë. Shpif në mënyrën më të paturpshme.

“Qeveria shqiptare më shpalli person të padëshirueshëm, sepse mbroj të drejtat e njeriut të pakicës greke, të cilat janë shkelur nga regjimi shqiptar, dhe që jetojnë në një klimë terrorizmi dhe spastrimi të heshtur. Të drejtat e grekëve janë shkelur nga shteti shqiptar përmes frikësimit, ndërsa të drejtat e tyre arsimore dhe përdorimi i gjuhës greke janë të persekutuar sistematikisht. Disa ditë më parë shqiptarët vranë Konstandinos Kacifa sepse ngriti flamurin grek”.

Kacifas, moj zonjë, nuk u vra sepse ngriti flamurin grek në fshatin e tij të lindjes, pasi Bularati, nuk kishte asnjë gur të pambuluar me flamuj grekë, dhe këtë e patë edhe ju vetë atë ditë, ndërsa thërrisnit kundër shqiptarëve, si një ekstremiste ordinere. Kacifas, në vend të flamurit, mbante në dorë një automatik dhe qëllonte në tym, dhe Zoti deshi që të mos kishte të vrarë as nga banorët e fshatit, as nga policia.

Grekë dhe shqiptarë, jetojnë paqësisht në Shqipëri. Këtë e dimë të gjithë ne. E dinë më mirë se ne, vetë minoritarët grekë. E dinë edhe përfaqësuesit politikë të tyre në Tiranë, të cilët bëjnë denoncime për shkeljen e të drejtave të grekëve minoritarë vetëm kur u vjen ndonjë telegram nga Athina.

Dhe jo më kot, në debatin për të drejtat e minoriteteve që do të mbahet në 28 Nëntor, në kuadër të progres raportit, nuk flitet për minoritetin grek, por për romët, që janë realisht të diskriminuar në Shqipëri, në çdo drejtim.

Na lini të jetojmë të qetë, pasi hallin nuk e kemi me njëri tjetrin, por të gjithë bashkë, shqiptarë dhe grekët që jëtojnë në Shqipëri, kemi një halla më të madh. Kemi varfërinë dhe korrupsionin, klasën politike të kalbur dhe qeverisjet që sa vijnë e rëndojnë dorën në të vjedhur.

Këtë po, e vujamë si grekë edhe shqiptarë, dhe po na bëjnë tgë marrim udhët e botës. Nëse atje, në atë parlament, luftoni të na çlironi nga kjo skllavëri, atëherë bëjeni.

Por mos ndizni zjarre, mos i jepni armë vulgut të shoqërisë greke, që mendon se Gjirokastra është e pushtuar nga shqiptarët, pasi nuk dinë as histori e as gjeografi.

Atij parlamenti duhet i vijë turp që ka brenda të tillë politikanë!

Related Posts

Rama ultimatum bizneseve në Lungomaren e Vlorës: Koha për të çliruar trotuaret!
Kryesore

Tronditet Vlora, dhunohet dhe kërcënohet biznesmeni Vasil Bedinaj: Më kërkuan 5 milionë euro!

03/09/2026
Rama: KLP e KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur s’iu mjaftojnë atyre rrogat, imagjinoni administratën
Kryesore

Rama: KLP e KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur s’iu mjaftojnë atyre rrogat, imagjinoni administratën

03/09/2026
Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet, Kadastra: 840 milionë lekë për 1901 përfitues
Kryesore

Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet, Kadastra: 840 milionë lekë për 1901 përfitues

03/09/2026
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë
Kryesore

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

03/09/2026
Rama: Qeveria që s’përmirësohet, duhet të hapë krahun. Kemi qenë kudo në hartën e Shqipërisë, por kemi munguar te halli i njeriut!
Kryesore

Rama: Qeveria që s’përmirësohet, duhet të hapë krahun. Kemi qenë kudo në hartën e Shqipërisë, por kemi munguar te halli i njeriut!

03/09/2026
Rama: Çdo të premte ora 17:00 do dëgjoni hallet e njerëzve. Deputetët do mbajnë shënime, s’do kthehen në sekserë
Kryesore

Rama: Çdo të premte ora 17:00 do dëgjoni hallet e njerëzve. Deputetët do mbajnë shënime, s’do kthehen në sekserë

03/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bylis futi në “siklet” FSHF, Komiteti Ekzekutiv merr vendimin për plotësimin e vendit vakant në Kategorinë e Parë

FOTO/ E zyrtarizon FSHF, klubi i qytetit me histori ndryshon rrënjësisht logon

03/09/2026
Bylis futi në “siklet” FSHF, Komiteti Ekzekutiv merr vendimin për plotësimin e vendit vakant në Kategorinë e Parë

FOTO/ E zyrtarizon FSHF, klubi i qytetit me histori ndryshon rrënjësisht logon – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al