Presidenti Ilir Meta ka folur në ‘Zonë e Lirë’ edhe për ngjarjen në Bularat. Sipas tij Kostandinos Kacifas ishte një ekstremist dhe se ne s’kemi arsye t’i kemi xhan ekstremistët. Sipas presidentit, ekstremistët, kudo që shfaqen kërkojnë faktorizim dhe ne nuk duhet të biem në lojën e tyre.
“Nuk është ngjarje e rastësishme. Viktima ka qenë i frymëzuar dhe i përpunuar për të shprehur përmbajtjen e vet prokokuese dhe për të krijuar incident. Nuk po them se kishte në plan të vriste njerëz, por kishte në plan të demonstronte idetë e tij ekstremiste”, tha presidenti Meta, duke mos dhënë dot një vlerësim të saktë nëse mundej apo jo të mos vritej Kacifas, por të kapej i gjallë.
©ArgjiroLajm.net