• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rasti Kacifas, njerëzit i duan historitë, jo provat

18/11/2018
Rasti Kacifas, njerëzit i duan historitë, jo provat

Duhej të ishte një e diel normale, njerëzit duhej të debatonin për historinë e largimit të Fatmir Xhafës, kur papritur mediat dhe rrjetet sociale u ndezën flakë. Fillimisht u raportua se një minoritar kishte qëlluar mbi forcat e policisë. Kaq u desh dhe gjaku vërshoi. Më pas u tha se ai ishte vrarë në përpjekje me forcat speciale. Gëzimi që shpërtheu në rrjetet sociale ishte i pazakontë. Viktima ishte një 35-vjeçar, i quajtur Konstandin Kacifas, për të cilin do të flitet edhe për shumë kohë.

Të shkruash nekrologji për Kacifasin, edhe nëse je distancuar tre javë pas ngjarjes, sërish mbetet e vështirë për shkak të emocioneve që mbart kjo vrasje. Nëse futeshe nëpër faqet e mediave shqiptare, por edhe atyre greke, ishte shumë e vështirë të pastroje tymin e mjegullën për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë atë ditë në Bularat. Për disa, kjo dukej një ngjarje e thjeshtë për t’u interpretuar. Një person kishte hapur zjarr ndaj forcave të policisë dhe më pas u vra prej tyre pasi nga pamjet që u panë edhe në një filmim amator, tregonin se ai qëllonte rrezikshëm.

Por historia nuk ndalet këtu. Për grekët, ai është ekzekutuar në mënyrë të ftohtë, kur mund të ishte neutralizuar. Për shqiptarët, ai ishte vrarë pasi nga pozicioni ku ishte, mund të rrezikonte akoma më shumë dhe nuk mund të neutralizohej. Një tezë e përhapur së fundmi nga një gazetar i mëshon idesë se Kacifas mund të jetë vetëvrarë. A është i mundshëm një skenar i tillë? Shanset janë, pasi fillimisht u raportua se ai kishte shfaqur probleme mendore pas divorcit me të shoqen. Vërtet mund të mos ishte i diagnostikuar, por kjo nuk e përjashton mundësinë që ai të ketë kapur armën dhe të ketë hapur zjarr në kushtet e rëndesës mendore. Psikologët e pranojnë se jo gjithmonë shkaku i një krize të tillë mund të jetë edhe objektivi. Por nuk mund të pranohet lehtë që ai të ishte një person me probleme mendore, pasi kështu bie e gjithë fabula e heroizmit. Pastaj, a nuk janë me probleme mendore të gjithë ata që dalin me armë në publik dhe qëllojnë ashtu?

Nëse Kacifas do të ishte vetëvrarë, a nuk e afron kjo tezë më shume edhe qëndrimin e disa grekëve se ai është qëlluar nga afër prej forcave speciale shqiptare?

E në mesin e të gjithë këtyre spekulimeve që do të vazhdojnë dhe prej nga do të ngrihen gjithmonë e më shumë legjenda e mite, një pyetje lind: çfarë mendojnë shumica e grekëve? A u duket i pranueshëm ‘ushqimi’ që u jep media dhe një pjesë e nacionalistëve. Mapo sjell sot një pjesë nga libri i shkëlqyer i diplomatit Bashkim Zeneli, që e njeh shumë mirë marrëdhënien e trazuar të Shqipërisë me Greqinë.

“Unë, ashtu si deri më sot, do të punoj shumë për forcimin e marrëdhënieve midis të dy vendeve dhe të dy popujve… në politikë duhet guxim, duhet të lihen mënjanë të lehin ata që nuk e duan miqësinë midis popullit grek dhe atij shqiptar. Zëra e mendje të vjetra, të mykura, me formim nacionalist, ksenofob, racist, ka e do të ketë. Ne duhet t’i mundim çdo ditë ata, të mos u lëmë asnjë hapësirë… Ata nuk janë asgjë para popullit grek që e do popullin shqiptar…”, do të shprehej mes të tjerash politikani dhe diplomati, ish-presidenti grek Karolos Papoulos gjatë takimit me Zenelin.

Të besosh pa prova thuhet se është e gabuar. Kështu shprehej këtu e 150 vjet më parë një filozof i njohur, i quajtur William Clifford. “Është gjithmonë gabim, kudo dhe për këdo, që të besoj pa provat e mjaftueshme,” shprehej ai. Sipas tij, besimi pa prova të mjaftueshme na bën besimtarë besnikë dhe të pakujdesshëm.

Dhe provat deri më tani tregojnë se policia shqiptare nuk ndërhyri për të prishur një festë të grekëve, në një vend të mbushur cep e më cep me flamujt e vendeve fqinj. Sikundër nuk ndërhyri as në varrimin e Kacifas më pas. Ajo qëlloi mbi një person që po i qëllonte, sikundër do bënte çdo polici, do thoshte një politikan grek.

Por historia e heroit Kacifas do të vazhdojë edhe për një kohë në vendin fqinj dhe pranë minoritetit grek. Sepse arsyeja është e thjeshtë: Jo sepse ata janë ndryshe, por sepse kështu ka qenë gjithmonë për njerëzit. Ata duan histori për të besuar. Duan tregime. Duan rrëfime për heronj që vdesin duke thënë: Rroftë Greqia. Kështu ka qenë për mijëra vite. Njerëzit kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë histori edhe më të hiperbolizuara. Edhe në Shqipëri. E vërteta nuk është gjithmonë e rëndësishme kur bie fjala për krijesa që e kanë çuar botën përpara falë fantazisë. A na ka sjellë kjo gjë shumë të mira? Natyrisht. Por edhe të këqijat nuk kanë munguar./mapo

Related Posts

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave
Kryesore

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave

23/10/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Drejtuesi i lartë i PS donte të fuste djalin në punë, Dash Sula nxjerr SMS që i ka dërguar Rama: Po mos i dëgjo fare këto mor burrë… (VIDEO)

23/10/2026
PD feston 34-vjetorin e krijimit, Berisha: Fatin që na e përgatiti Rama do ta pësojë vetë
Kryesore

Berisha thirrje mbështetësve: Nesër në shesh për të mbështetur revoltën kundër narkoregjimit të Ramës

23/10/2026
Rama: Këta janë “studentët” në protestë, ja veprat penale që ata kanë kryer
Kryesore

Rama: Këta janë “studentët” në protestë, ja veprat penale që ata kanë kryer

23/10/2026
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë
Kryesore

Çfarë do të ndodhë tani me mbi 130 drejtorët e dorëhequr

23/10/2026
Bulevardi bosh, venitet protesta para Kryeministrisë
Kryesore

Bulevardi bosh, venitet protesta para Kryeministrisë

23/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave

23/10/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

Drejtuesi i lartë i PS donte të fuste djalin në punë, Dash Sula nxjerr SMS që i ka dërguar Rama: Po mos i dëgjo fare këto mor burrë… (VIDEO)

23/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al