Zjarri ka përfshirë një shtëpi në Përmet. Policia thotë se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
“Më datë 16.11.2018, në fshatin Leshicë, në banesën e shtetasit L.P, vjeç 56, ka rënë zjarr, ku janë djegur disa orendi shtëpiake. Nga veprimet e kryera mendohet se zjarri ka rënë nga luhatjet e tensionit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për ngjarje aksidentale”, thuhet në njoftimin e policisë Përmet.
©ArgjiroLajm.net