• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohet pasuria e Enton Dhimitrit, gjyqtari i Apelit në Gjirokastër (Skeda)

21/11/2018
Mësuesi nga Tepelena i akuzuar për pedofili, edhe Apeli i Gjirokastrës e lë të lirë

Gjyqtari i Apelit të Gjirokastrës, Enton Dhimitri është njëherazi edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Dhimitri do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, si pjesë e listës prioritare të vetingut. Seanca dëgjimore me gjyqtarin Enton Dhimitri është planifikuar të zhvillohet të mërkurën në orën 11.30. KPK përfaqësohet nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko. Enton Dhimitri e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 2004, pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës. Ai e ka ushtruar funksionin për pak kohë në Gjykatën e Kurbinit, për t’u emëruar më pas në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Gjirokastrës. Në vitin 2013, Dhimitri u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, detyrë të cilën e mban edhe sot.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Enton Dhimitri nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Enton Dhimitri deklaroi 4.3 milionë lekë pasuri në vitin 2004, të cilat i përkisnin prindërve dhe vëllait. Vetë gjyqtari nuk zotëronte asnjë pasuri personale në kohën e fillimit të karrierës. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Dhimitri është 15.2 milionë lekë. Pjesa kryesore e pasurisë përbëhet nga pasuritë e paluajtshme në vlerën e 9.4 milionë lekëve. Gjyqtari Dhimitri dhe bashkëshortja e tij zotërojnë një apartament në Gjirokastër dhe një apartament në Sarandë, si dhe ¼ e një shtëpie të përfituar përmes trashëgimisë nga bashkëshortja.

Gjithashtu, gjyqtari zotëron familjarisht likujditete bankare me vlerë 3.4 milionë lekë, pasuri të luajtshme me vlerë 2.2 milionë lekë dhe rreth 110 mijë lekë kursime në cash. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese 2004-2017 janë 26.1 milionë lekë. Rreth 90 për qind e të ardhurave përbëhen nga pagat nga funksioni e zotit Dhimitri dhe e bashkëshortes së tij. Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 13 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për gjyqtarin Dhimitri.

Gjatë analizës u evidentuan disa “flamuj të kuq”, kryesisht mbi të ardhurat dhe asetet e deklaruara më vete nga bashkëshortja. Konkretisht në vitin 2009, bashkëshortja e gjyqtarit e cila punonte si drejtuese e një banke të nivelit të dytë në Gjirokastër deklaroi pasurinë e saj, pa detajuar të ardhurat e saj ndër vite. Ndërsa në vitin 2010, ajo deklaroi blerjen e një apartamenti me vlerë 10 mijë euro në Sarandë, nga të cilat 6 mijë euro rezultojnë ende të pashlyera deri në fund të vitit 2017 ndaj kompanisë së ndërtimit. Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Related Posts

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Drejtuesi i lartë i PS donte të fuste djalin në punë, Dash Sula nxjerr SMS që i ka dërguar Rama: Po mos i dëgjo fare këto mor burrë… (VIDEO)

23/10/2026
PD feston 34-vjetorin e krijimit, Berisha: Fatin që na e përgatiti Rama do ta pësojë vetë
Kryesore

Berisha thirrje mbështetësve: Nesër në shesh për të mbështetur revoltën kundër narkoregjimit të Ramës

23/10/2026
Rama: Këta janë “studentët” në protestë, ja veprat penale që ata kanë kryer
Kryesore

Rama: Këta janë “studentët” në protestë, ja veprat penale që ata kanë kryer

23/10/2026
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë
Kryesore

Çfarë do të ndodhë tani me mbi 130 drejtorët e dorëhequr

23/10/2026
Bulevardi bosh, venitet protesta para Kryeministrisë
Kryesore

Bulevardi bosh, venitet protesta para Kryeministrisë

23/10/2026
“Dasma shqiptare në diasporë”, festa që bashkoi shqiptarët në Patra. Historia e Kristiana Veliut, 20 vite në shërbim të gjuhës shqipe në Greqi
Kryesore

“Dasma shqiptare në diasporë”, festa që bashkoi shqiptarët në Patra. Historia e Kristiana Veliut, 20 vite në shërbim të gjuhës shqipe në Greqi

23/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

Drejtuesi i lartë i PS donte të fuste djalin në punë, Dash Sula nxjerr SMS që i ka dërguar Rama: Po mos i dëgjo fare këto mor burrë… (VIDEO)

23/10/2026
PD feston 34-vjetorin e krijimit, Berisha: Fatin që na e përgatiti Rama do ta pësojë vetë

Berisha thirrje mbështetësve: Nesër në shesh për të mbështetur revoltën kundër narkoregjimit të Ramës

23/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al