• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Thirrje për studentët e Gjirokastrës: Mos u mjaftoni vetëm me tarifat, protestë edhe kundër korrupsionit dhe nepotizmit të frikshëm në Universitetin ‘Eqrem Çabej’

11/12/2018
Thirrje për studentët e Gjirokastrës: Mos u mjaftoni vetëm me tarifat, protestë edhe kundër korrupsionit dhe nepotizmit të frikshëm në Universitetin ‘Eqrem Çabej’

‘Gur gur bëhet kalja, nga studentët të gjen belaja’. Ishte kjo një prej thirrjeve që studentët e Universitetit ‘Eqrem Çabej’ brohorisnin sot në rrugët e Gjirokastrës në ditën e tretë e të protestës së tyre. Nëse do të ngelet thjesht në kuadrin e thirrjeve dhe të uljes së tarifave, kjo protestë, jo vetëm në Gjirokastër, por në mbarë vendin, praktiksht nuk prodhon asgjë për një arsim të lartë më cilësor.

Studentët duhet të thellohen më tej me kërkesat e tyre, në mënyrë që realisht universitetet t’i gjejë belaja prej tyre. Le të ndalemi në Gjirokastër, ku universiteti ka kohë që nuk është më një qendër kërkimi shkencor që i shërben shoqërisë dhe vetë studentëve. Këta të fundit bashkë me kërkesën për ulje të tarifave, duhet t’i shpallin luftë urgjente nepotizmit dhe korrupsionit.

Denonconi pedagogët që marrin para në këmbim të notës. Nëse nuk keni guxim ta bëni këtë gjë tek policia, provojeni në rrjetet sociale që janë një armë shumë e fuqishme në dorën tuaj. Nëse keni frikë ta bëni këtë gjë hapur, përdorni pse jo profilet fallco. Mos u tutni, bëjeni disa herë dhe në këtë mënyrë do çirrni maskën atyre që shesin nota në këmbim të eurove. Nëse veproni në këtë mënyrë, e sigurt që do t’i frikësoni, do t’i bëni të mendohen dy herë përpara së t’ju marrin paratë.

Si kancer malinj që gërryen universitetin ku ju studioni është nepotizmi. A dini se në atë universitet rektorët, dekanët e shefat e departamenteve ndërrojnë vendet me njëri tjetrin? A e dini se aty kanë të punësuar familjarët e tyre; gratë, motrat, vëllezërit, kunetërit, baxhanakët e deri tek dashnoret?! Punësimet nepotike në Universitetin ‘Eqrem Çabej’ nisin që nga zyra e rektorit, tek dekanët e deri te nëpunësit e thjeshtë të administratës.

Nepotizmi në një insitucion, aq më tepër universitet, pengon konkurrencën, rrit korrupsionin dhe frenon cilësinë. Mendoni për një çast sikur ju të shtroni një ankesë për një pedagog. Ku do të shkoni? Ai/ajo mund të jetë familjari i dekanit, rektorit apo shefit të departamentit. Universiteti i Gjirokastrës shpenzon miliona lekë nga tarifat tuaja dhe buxheti i shtetit për rroga, orë shtesë, rojet e godinave, dieta apo shpërblime të ndryshme. Ndërkohë që s’ka tentuar kurrë të bëj një përpjekje serioze për Kartën e Studentit, në mënyrë që ju të përfitonit falas transport urban, bileta nëpër muzeume apo shërbime të tjera që i takojnë me ligj një studenti.

Mos e ngushtoni këtë ‘rebelim’ vetëm tek tarifat. I shpallni luftë korrupsionit, nepotizmit dhe çdo lloj paudhësie që behet ndaj jush dhe me paratë tuaja. Do të keni rezistencë, nuk është aq e lehtë sepse ata duan të ruajnë status-quonë, të ruajnë këtë gjendje sepse vetëm nëse ju jeni të dobët ata do të kenë përfitime të larta.

Por mos u dekurajoni, bëni rezistencë dhe i çoni deri në fund kërkesat tuaja. A njihni ndonjë fëmijë të pedagogëve që studion aty me ju? Që ulet me ju në auditorët e akullët, pa ngrohje dhe kushte të tjera që në vitin 2018 s’mund të konsiderohen më luks. Sigurisht që nuk ka ose numërohen me gishtat e dorës. Ata, fëmijët e tyre i çojnë jashtë Gjirokastrës sepse e dinë që aty kanë ngritur një sistem për t’u pasuruar, jo për t’u arsimuar ju. Ata kanë një pakt të heshur me njëri-tjetrin për të mos e prishur këtë gjendje.

Natyrisht që mes tyre ka edhe pedagogë me integritet dhe profesionalisht të mirë. Ju duhet ta shkërmoqni pak nga pak kastën e të korruptuarve dhe të nepotizmit. Në këtë mënyrë i bëni shërbim vetes tuaj, qytetit dhe mbarë shoqërisë. Mos e kufizoni ‘rebelimin’ vetëm tek tarifat. Nëse ju ulin tarifat, por ju japin provimet në këmbim të eurove dhe nëse s’keni përmirësim të kushteve, praktikisht protesta juaj do të klasifikohet si e dështuar. Heshtja është bashkëfajësi. Nëse guxoni dhe jeni bashkë, çdo gjë është e mundshme.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali
Lajme

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

16/01/2026
Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!
Kryesore

Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!

16/01/2026
Deputeti grek: Rama është bërë si Erdogan dhe Putin. Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej
Kryesore

Rama mbledh të shtunën kryetarët e bashkive

15/01/2026
Rregulli i ri për taksat e makinave
Kryesore

Rregulli i ri për taksat e makinave

15/01/2026
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur!
Kryesore

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur!

15/01/2026
Vizat amerikane për shqiptarët, ambasada e SHBA sqaron çështjen
Kryesore

Vizat amerikane për shqiptarët, ambasada e SHBA sqaron çështjen

15/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Conference League/ Hidhet shorti i “play-off”, Shkëndija dhe Drita mësojnë rivalët

Conference League/ Hidhet shorti i “play-off”, Shkëndija dhe Drita mësojnë rivalët

16/01/2026
Conference League/ Hidhet shorti i “play-off”, Shkëndija dhe Drita mësojnë rivalët

Conference League/ Hidhet shorti i “play-off”, Shkëndija dhe Drita mësojnë rivalët

16/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al