• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra renditet ndër qarqet me numër të ulët martesash

14/02/2019
Martesat: Shqiptaret, preferenca e dytë e italianëve

Shqipëria ka numrin më të lartë të njerëzve që i kanë thënë “po” njëri-tjetrit në të gjithë Europën. Gjatë 2017-s u lidhën rreth 8 martesa për 1000 persona, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor” bazuar në numrin e martesave të publikuara nga INSTAT. Po ashtu edhe shqiptarët e Kosovës kanë një numër të lartë të martesave të lidhura për 1000 banorë, megjithëse nuk janë përditësuar të dhënat e 2017-s. sipas Eurostat në Kosovë gjatë 2016-s u lidhën rreth 9 martesa për 1000 banorë, 1 martesë më shumë se në Shqipëri. Edhe në raport me vendet e rajonit, shqiptarët martohen më shumë.

Në Serbi numri i martesave për 1000 në 2017-n ishte 5.1 martesa për 1000 banorë, në Malin e Zi 5.3 dhe në Maqedoni me 6.6 për 1000 martesa. Mesatarja e martesave në të gjithë Bashkimin Europian gjatë 2017-s ishte 4.3 për 1000 banorë.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2017, vendet e Bashkimit Europian (BE) me numrin më të madh të martesave në raport me popullsinë ishin Lituania (7.5 martesa për 1,000 banorë) dhe Rumania (7.3). Këto u pasuan nga Qiproja dhe Letonia (të dyja 6,8) dhe Malta (6,3).

Në të kundërt, norma më të ulët e martesave në të gjithë Europës ishte 3 martesa për 1,000 banorë, të cilat u raportuan në Slloveni (3.1), Itali dhe Luksemburg (të dyja 3.2) dhe Portugali (3.3).

Numri i martesave po bie

Referuar databazës së Eurostat në 2015-n numri i martesave në Shqipëri ishte 8.7 për 1000 banorë. Numri i martesave ka qenë në rënie së fundmi, ndërkohë që divorcet po shkojnë në kahun e kundërt.

Lezhjanët, rekord për numrin e lartë të martesave për 1000 banorë

Lezhjanët kanë numrin më të lartë të martesave të lidhura për 1000 banorë në 2017-n. Sipas të dhënave që ka publikuar nga INSTAT, norma e martesave në Qarkun e Lezhës ishte 10.2 për 1000 banorë, ndërsa mesatarja në të gjithë vendin ishte 7.7.

Përveç Lezhës, qarqe të tjera që kanë një numër më të lartë se mesatarja kombëtare për martesat e lidhura janë Berati me 9.2 martesa për 1000 banorë, Dibra me 8.7, Durrësi dhe Fieri me respektivisht 8.3 dhe Elbasani me 8.2.

Ndërsa qarqet e tjera ndjekin pas, me një normë më të ulët se mesatarja, si Vlora ku gjatë 2017-s u lidhën rreth 7.6 martesa për 1000 banorë, apo Shkodra me 7.4 martesa për 1000 banorë.

Kukësi, Gjirokastra dhe Korça kanë pasur një normë prej 7.1 martesash për 1000 banorë gjatë vitit që lamë pas. Rekordin më të ulët për martesat e lidhura gjatë 2017-s e mban kryeqyteti, ku është përqendruar edhe një pjesë e madhe e popullsisë, ku të ardhurat dhe shanset për të gjetur një punë janë më të mëdha.

Por edhe pse ka një perspektivë më të lartë në krahasim me qarqe e tjera në kryeqytetet sipas të dhënave të INSTAT u lidhën 6.8 martesa për 1000 banorë, apo rreth 4 martesa më pak se në Lezhë./Monitor

Related Posts

Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Tragjedia në Durrës, pezullohen drejtuesit e policisë, nisin hetimet

04/05/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Këlcyrë-Përmet, plagoset një grua

04/05/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet shoferi në Gjirokastër

04/05/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lewis Hamilton zbulon strategji të re përpara garës së F1 në Kanada, ja çfarë do të thotë kjo

Lewis Hamilton zbulon strategji të re përpara garës së F1 në Kanada, ja çfarë do të thotë kjo

06/05/2026
Artikujt e preferuar të Matthew Perry po dalin në ankand për një kauzë të mirë

Artikujt e preferuar të Matthew Perry po dalin në ankand për një kauzë të mirë

06/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al