• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ish-kreu i PD Gjirokastër ashpërson tonet: Përjashtimi i Myslim Murrizit ishte gabim. Basha na ka thënë se s’do kishte përjashtime (VIDEO)

05/03/2019
Ish-kreu i PD Gjirokastër ashpërson tonet: Përjashtimi i Myslim Murrizit ishte gabim. Basha na ka thënë se s’do kishte përjashtime (VIDEO)

Ish-kreu i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko, shprehet kundër vendimit të Kryesisë së kësaj partie për përjashtimin e deputetit Myslim Murrizi, pasi ky i fundit refuzoi të digjte mandatin. Deklaratat Bejko i bëri gjatë një interviste në Top Channel. Kundër ai u shpreh gjithashtu edhe për një përjashtim të mundshëm të Rudina Hajdarit, e cila nuk e ka dorëzuar mandatin. Duket se qëndrimi i tij kundër Lulzim Bashës sa po vjen dhe po ashpërsohet.

“Unë nuk jam dakord me përjashtimin e zonjës Hajdari. Mendoj se është bërë gabim edhe me përjashtimin e zotit Murrizi. Por e justifikoj në një farë mënyre duke u nisur nga rrethanat dhe kohën e shkurtër kur o mor vendimi. Kryetari Lulzim Basha për hir të së vërtetës e ka thënë se sa të jem unë kryetar nuk do të ketë përjashtime nga partia”, tha Bejko.

I pyetur nga gazetari nëse kishte frikë se mos edhe ai përjashtohej nga PD-ja për shkak të këtij qëndrimi që po mban linjës zyrtare, Bejko dha këtë përgjigje.

“Liria e shprehjes është e garantuar. Unë e kam firmosur deklaratën, kështu që jam brenda qëndrimit të Partisë Demokratike. Nëse do të kisha një arsye për të shkuar në Parlament, përtej qëndrimit të grupit, do t’i bëja ato publike dhe natyrisht do të ishin parimore”, u shpreh ish-kreu i PD Gjirokastër.

Roland Bejko është i dyti në listën e qarkut Gjirokastër. Në zgjedhjet e vitit 2017 ai nuk arriti të zgjidhej deputet. Mandatin e vetëm në këtë qark e mori Tritan Shehu, një politikan i vjetëruar që Basha vendosi ta riciklonte duke shkaktuar jo pak habi edhe në radhët e vetë demokratëve.

©argjiroja.net 

Related Posts

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026
Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba
Kryesore

Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

23/07/2026
Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

23/07/2026
Drama e emigrantit shqiptar me nusen: I dashur, unë do të bëhem burrë!
Kryesore

Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë

23/07/2026
Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë
Kryesore

Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë

23/07/2026
Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026
Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al