• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kongresi i socialistëve, Flamur Bime kafe në Tiranë me delegatët e Gjirokastrës

23/03/2019
Kongresi i socialistëve, Flamur Bime kafe në Tiranë me delegatët e Gjirokastrës

Drejt Tiranës sot kishin udhëtuar nga Gjirokastra për të marrë pjesë në Kongresin e PS-së qindra delegatë dhe punonjës të administratës publike. Mes tyre ishte edhe Flamur Bime, ish-kryetari i Bashkisë Gjirokastër për tre mandate dhe më pas për dy vjet prefekt i qarkut.

Ndonëse në prag pensioni dhe i shkëputur nga jeta publike prej gati dy vitesh që kur Edi Rama e zëvendësoi me Astrit Aliajn në Prefekturë, Bime ruan lidhjet me partinë, madje është ende pjesë Asamblesë së PS-ë. Që pas përjashtimit të Koço Kokëdhimës nga partia, PS nuk ka bërë më zgjedhje për anëtarët e rinj të Asamblesë. Pritet që ky proces fillojë në muajt e ardhshëm në rastin më të mirë osë të lihet për pas zgjedhjeve lokale në rastin më të keq.

Gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2017 pati një krisje mes Flamur Bimes dhe pjesës tjetër të PS-së. Shkak ishte mospërfshirja e tij në listën e kandidatëve për deputetë. Edi Rama e zëvendësoi me Flamur Golemin në listë. Kjo nxiti përcarjen dhe mënjanimin e Bimes nga PS. Kulmi arriti kur Bledi Çuçi, drejtues politik i qarkut Gjirokastër gjatë një interviste për Alpo Tv deklaroi se Flamur Bime nuk ishte duke punuar për fitoren e socialistëve në ato zgjedhje, duke lënë të kuptohet se ai po ‘flirtonte’ me LSI-në.

Atë kohë në qytet përflitej për nja pakt mes Bimes dhe Tavos, për takime të tyre dhe koordinim që votat nga radhët e mbështetësve të tij të shkonin për LSI-në. Sidoqoftë sot dy më vjet më pas ky moment duket i kapërcyer. Flamur Bime është ende mes socialistëve në kafene dhe Kongrese. Ndoshta dhe në fushatën për zgjedhjet lokale të qershorit 2019.

©argjiroja.net 

Related Posts

Rama falënderon ministren e dorëhequr të Shëndetësisë: Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis!
Kryesore

Rama falënderon ministren e dorëhequr të Shëndetësisë: Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis!

02/09/2026
Ultimatumi i Ramës: Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim te biznesi. Inspektorët me kamera inteligjente në trup
Kryesore

Ultimatumi i Ramës: Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim te biznesi. Inspektorët me kamera inteligjente në trup

02/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
BKH-ja krijon “hartën” e krimit të organizuar në Shqipëri
Kryesore

BKH-ja krijon “hartën” e krimit të organizuar në Shqipëri

02/09/2026
U kapën me mallra kontrabandë, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat)
Kryesore

U kapën me mallra kontrabandë, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat)

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë

03/09/2026
Legjionarët/ Gola kuqezi, Manaj realizon sërish, por s’mjafton. Kristjan Shpendi e mbyll aventurën te Çesena me gol – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” me Sivasspor

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al