Një aksident automobilistik ndodhi sot pasdite në rrugën nacionale Memaliaj-Tepelenë në vendin e quajtur Ura e Bencës. Siç shihet edhe në fot një makinë e tipit “Mercedes Benz” me targa AA248VU, ka përfundur poshtë një kamioni. Fatmirësisht mësohet se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë. Policia po heton ngjarjen.
©argjiroja.net









