• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Njihuni me Edën, shqiptarja që kandidon në Greqi me PASOK-un për një vend në Parlamentin Europian

09/04/2019
Njihuni me Edën, shqiptarja që kandidon në Greqi me PASOK-un për një vend në Parlamentin Europian

Për herë të parë shqiptarët kanë mundësinë e përfaqësimit në Parlamentin Europian, ku lektorja në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Europian të Tiranës, Eda Gemi, kandidon nën siglën e partisë greke, PASOK.

Partia e majtë PASOK, një parti historike në shtetin grek, ka përfshirë në listat e saj zgjedhore, për herë të parë në historinë e Greqisë, kandidate me origjinë shqiptare. Është një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për komunitetin shqiptar, pasi integrimi dhe përfshirja në të gjitha rangjet e politikës, qoftë në atë lokal, por edhe atë europian, çka tregon se shqiptarët, pas 30 vitesh në emigracion, tashmë kanë mundësinë të përfaqësohen në jetën politike të Greqisë

Një emër shumë i njohur për komunitetin shqiptar në Greqi, Gemi është kandidate e propozuar nga partia PASOK, ku ndonëse kandidimi është zyrtarizuar këtë javë, Eda Gemi nuk ndihet e surprizuar, pasi propozimi për këtë kandidaturë i është bërë që në muajin nëntor të vitit të kaluar.

“Kam pasur lidhje me PASOK-un që në fillimet e viteve 2000, kur kam qenë këshilltare e deputetes së PASOK-ut në Parlamentin Europian. Mbuloja çështjet e Ballkanit, emigracionit, të drejtave të grave. Më vonë kam qenë këshilltare zyrtare e Jorgo Papandreut. Në një komision të krijuar për emigracionin, unë isha një nga 10 anëtarët e tij. Kemi një rikthim të PASOK-ut me një potencial të ri dhe padyshim që emigrantët do të ishin pjesë e këtij potenciali”, shprehet Gemi.

Gemi u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që janë tashmë qytetarë grekë me të drejtë vote të bëhen pjesë të këtij procesi dhe të mbështesin të gjitha kandidaturat shqiptare që garojnë për politikëbërjen greke dhe atë europiane.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për shqiptarët, të cilët pas 30 viteve do të kenë mundësinë të zgjedhin dhe të zgjidhen. Për në Europarlament voton e gjithë Greqia. Është pa kufizime gjeografike. Votojnë të gjithë, edhe nënshtetasit grekë, që janë në 27 vendet e BE-së. Nga vitet 2011 – 2018, 230 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësi greke, dhe të gjithë kanë të drejtën e votës.”

Përfaqësimi i shqiptarëve në politikën greke është një emancipim jo vetëm i shqiptarëve në shoqërinë greke, por edhe i institucioneve të këtij vendi. Pasi 30 vite më parë vetë shteti grek, thekson Eda Gemi, nuk ishte i përgatitur për atë valë të madhe emigracioni, ku dhe baza ligjore në atë kohë kishte mangësi dhe do të duheshin vite të tëra që të përshtateshin. Gjithashtu ky është një potencial i jashtëzakonshëm për ndërtimin e një imazhi pozitiv për Shqipërinë, e cila synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

“Në radhë të parë kjo është ëndrra ose vizioni europian i gjithë Ballkanit, i gjithë Shqipërisë në veçanti dhe i vetë integrimit të rajonit të Europës Juglindore në familjen e madhe politiko-ekonomike që është BE-ja. Ky është një moment tepër i veçantë dhe historik i emigracionit shqiptar, i cili ka qenë edhe i dhimbshëm, por gjithashtu ky është një mesazh simbolik, që emigrantët shqiptarë në Greqi pas 30 viteve emigracioni kanë përfaqësuesin e tyre, por kanë edhe të drejtën e votës dhe mbetet thjesht që votat e shqiptarëve ta bëjnë këtë moment të jetës tyre realitet, këtë mundësi institucionale që u jepet. Edhe slogani i fushatës sime dhe i forcës politike që unë përfaqësoj në Greqi është ‘NE’. Nuk jemi ne folklor, jemi ne që tashmë jemi pjesë organike e një demokracie, një shteti demokratik dhe një procesi demokratik. Kjo është edhe vetë esenca e demokracisë, që çdo segment i shoqërisë duhet të përfaqësohet”, thotë Eda Gemi.

VEPRIMTARIA PROFESIONALE E EDA GEMIT

Eda Gemi, PhD është lektore në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Europian të Tiranës. Ajo është gjithashtu, Visiting Research Fellow pranë ISR – Institute for Urban and Regional Research të Akademisë së Shkencave të Austrisë në Vjenë. Pozicioni është akorduar nga Akademia e Shkencave të Austrisë në kuadrin e JESH – Joint Excellence in Science and Humanities. Që nga viti 2010, Dr. Gemi mban postin e research fellow pranë Robert Schuman Centre for Advanced Studies e European University Institute (EUI) në Firence, Itali, ku ajo është përfshirë në projekte kërkimore të fokusuara në studimet migratore. Ajo mban titullin Doctor of Philosopy nga Faculty of Business and Laë i London Metropolitan University, Mbretëria e Bashkuar. Eda Gemi ka fituar titullin Master of Arts në Studimet e Europës Juglindore nga Fakulteti i Shkencave Politike dhe Administratës Publike të Universitetit të Athinës. Dr. Gemi ka botuar artikuj në revista shkencore të referuara, në vëllime, në media dhe ka shkruar dy monografi. Libri i saj i tretë me titull “Exploring integration and transnationalism in a cross-local perspective: Albanian migrants in Athens and Vienna” pritet të botohet në shkurt 2019 nga Akademia e Shkencave të Austrisë./ Gazeta Liberale

Related Posts

Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026
30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator
Kryesore

30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator

21/07/2026
Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike
Kryesore

Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike

21/07/2026
Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro
Kryesore

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

21/07/2026
Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari
Kryesore

Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari

21/07/2026
Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit
Kryesore

Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit

20/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Champions League/ Egnatia barazon ndaj Celjes, kualifikimi vendoset në sfidën e kthimit

UEFA Champions League/ Egnatia barazon ndaj Celjes, kualifikimi vendoset në sfidën e kthimit

22/07/2026
Renditja e FIFA-s, Spanja “parakalon” Argjentinën, Gjermania mbetet jashtë “TOP 10”

E ardhmja, kush do të hedhë hapin e madh në Botërorin 2030?

22/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al