• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vala e refugjatëve, FRONTEX zbarkon në jug për të kontrolluar kufirin Shqipëri-Greqi

09/04/2019
Vala e refugjatëve, FRONTEX zbarkon në jug për të kontrolluar kufirin Shqipëri-Greqi

Nga Deutsche Welle 

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, deklaroi  më 8  prill 2019 se ka informacione “për qarkullimin përmes mediave sociale për përpjekjet e organizimit të një karvani refugjatësh nga Greqia drejt Europës”. Ai la të kuptohet që Shqipëria ka kapacitete të kufizuara për të pritur një fluks potencial refugjatësh që mund të kalojnë në Shqipëri përmes kufirit të saj me Greqinë kur vuri në dukje se ”Shqipëria ka ato kapacitete që ka dhe nuk mund t’i shtojë sa herë që aktivizohen valë të tilla refugjatësh.” Deklaratat Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i bëri në Tiranë, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologin dhe  Zv. Kryemnistrin e  Çekisë, Jan Hamálek. 

FRONTEX në kufirin e Shqipërisë me Greqinë

Ministri i Brendshëm Lleshaj e quajti  menaxhimin e flukseve tërefugjatëve „një sfidë shumë dimensionale dhe të vështirë për t’u menaxhuar dhe situata është e vështirë për t’u kontrolluar nga një vend i vetëm”. 

“Situata po mbahet në kontroll të vazhdueshëm. Shqipëria ka kapacitete për të marë pjesë në kontroll, por sigurisht nuk mjafton vetëm pjesa jonë. Kjo është një ?ështje e madhe që tejkalon përmasat e Shqipërisë dhe rajonit”, tha Ministri i Brendshëm Lleshaj.

Ai solli në vëmendje situatën e vështirë në vitin 2015, i cilësuar si viti i krizës në Europë për shkak të qindra mijëra refugjatëve nga Siria, Afganistani dhe Iraku, përmes Detit Mesdhe vërshuan në Europë për të shpëtuar nga lufta dhe persekutimi. Në nëntor 2015 rreth 160 mijë refugjatë u sistemuan në qëndrat pritëse të Greqisë. Por ngjartjet e fundit në kufirin greko-shqiptar tregojnë se synim i tyre është të ikin në Europën e Veriut, përmes Shqipërisë apo Maqedonisë. A mund të mbahet nën kontroll situate a e një vërshimi të mundshëm të tyre në Shqipëri? Ministri i Brendshëm Lleshaj jep një përgjigje pozitive të kushtëzuar  nga bashkëpunimi me partnerët europianë.

“Shqipëria do t’ia dalë të menaxhojë situatën dhe ta mbajë nën kontroll pasi është më  e koordinuar me partnerët e saj europianë dhe FRONTEX që aktualisht ndodhet në kufirin e përbashkët të Shqipërisë me Greqinë.

Siguri kufijsh që vjen me 

Shqipëria është vendi i parë jo anëtar i BE që nënshkroi në vitin e kaluar marrëveshjen e bashkëpunimit me BE për menaxhimin e kufinjve, e njohur si marrveshja me FRONTEX, ( European Border and Coast Guard Agency). Kjo marrveshje i lejon BE të koordinojë bashkëpunimin operacional me Shqipërinë për menaxhimin e kufinjve të jashtëm të BE. Në fokus të bashkëpunimit është migrimi ilegal, flukset e migrantëve dhe krimi ndërkufitar. Që nga marrveshja me FRONTEX, vitin e kaluar, është rritur asistenca teknike dhe operacionale e BE në kufinjtë e Shqipërisë. Menaxhim efektiv i kufinjve të  jashtëm të BE, mbajtja nën kontrol e flukseve potenciale migratore, lufta kundër kontrabandës së emigrantëve vazhdojnë të jenë sfida të rëndësishme për Shqipërinë, rajonin dhe BE.

Related Posts

Tronditet Tirana, plagoset polici i "Shqiponjave"
Kryesore

Shpërthimi me dy të plagosur në Tepelenë, policia jep detaje të tjera

23/04/2026
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Lajme

Armë gjahu pa leje në banesë, procedohet penalisht 55-vjeçari në Memaliaj

23/04/2026
Bashkia Memaliaj njofton fituesit e dy tenderave
Kryesore

Dëmtoi automjetin e një 27-vjeçari në Memaliaj, procedohet penalisht 66-vjeçari

23/04/2026
Del testamenti i Rexhep Qoses: Nuk dua politikanë në varrimin tim
Lajme

Del testamenti i Rexhep Qoses: Nuk dua politikanë në varrimin tim

23/04/2026
Lamallari e Hita “furtunë” në Policinë e Shtetit, firmosen 40 ndryshime në strukturë
Kryesore

Lamallari e Hita “furtunë” në Policinë e Shtetit, firmosen 40 ndryshime në strukturë

23/04/2026
Rama: Ushtria amerikane mund të kryejë operacione nga Shqipëria kundër Iranit
Kryesore

Rama: Ushtria amerikane mund të kryejë operacione nga Shqipëria kundër Iranit

23/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘The Devil Wears Prada 2’ sulmon Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez

‘The Devil Wears Prada 2’ sulmon Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez

24/04/2026
Mou “ndez” Madridin, projektohet rikthimi i bujshëm, edhe Mbappe i jep “like”

Mou “ndez” Madridin, projektohet rikthimi i bujshëm, edhe Mbappe i jep “like”

24/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al