Në ditën e vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, nostalgjikët e paktë të mbetur në Shqipëri të kohës dhe figurës së tij, u mblodhën për ta kujtuar në shtëpinë e lindjes në Gjirokastër. Ata kërkuan ngritjen e figurës së Enver Hoxhës, si dhe kthimin e shtëpisë së tij në muze të Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare.









