Një aksident ndodhi mesditën e sotme në fshatin Leskaj të Këlcyrës. Automjeti i drejtuar nga shtetasi Latif Xhako doli nga rruga duke përfunduar rreth 8 metra poshtë saj. I plagosur mbeti drejtuesi i mjetit, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Gjirokastrës. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në foton që sjell Argjirolajm.net shihet automjeti tip ‘Toyota’, që ka përfunduar në humnerë, duke pësuar kështu dëmtime të konsiderueshme. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
©argjiroja.net