• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vettingu/ Brenda 14 vitesh kryetarja e Gjykatës Gjirokastër rrit pasurinë me 8 herë (Skeda)

13/04/2019
Del para vettingut kryetarja e Gjykatës Gjirokastër, probleme me apartamentin e blerë në Tiranë dhe llogaritë bankare

Kryetarja e Gjykatës së Gjirokastrës, Albina Spaha u përballë  më 11 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për të përbëhet nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko.

Albina Spaha e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1998. Ajo ka punuar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tepelenës dhe në vitin 2008 është emëruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Në tetor 2016, Spaha u komandua kryetare e Gjykatës së Gjirokastrës pas shkarkimit të kryetarit të mëparshëm, Guximtar Boçi i cili u akuza për një skandal seksual, për të cilin gjykata e nxorri të pafajshëm.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Albina Spaha nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Albina Spaha zotëronte pasuri me vlerë 2.5 milionë lekë në vitin 2003. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e saj është rritur me tetë herë dhe kap vlerën e 20.8 milionë lekëve.

Kryetarja e gjykatës së Gjirokastrës zotëron familjarisht likujditete bankare me 8.8 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 5.5 milionë lekësh si dhe një apartament me vlerë 4.3 milionë lekë. Ajo deklaron gjithashtu automjete me vlerë 2 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën 2004-2017 janë 35.8 milionë lekë. Burimi kryesor i të ardhurave është aktiviteti i bashkëshortit si inxhinier ndërtimi, duke zënë 51% të të ardhurave totale, ndërsa të ardhurat nga funksioni i gjyqtares Spaha zënë 41%.

Familja ka siguruar gjithashtu të ardhura nga qiraja në masën 4.5 për qind si dhe të ardhura më të vogla nga interesat bankare dhe një dëmshpërblim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për bashkëshortin.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit të gjyqtares Albina Spaha, nga të cilat njëra prej tyre rezultoi me probleme.

Më konkretisht në vitin 2007, Znj. Spaha rezulton me një diferencë negative prej 647 mijë lekësh, pa llogaritur shpenzimet e konsumit familjar. Në këtë vit, ajo deklaron se kanë blerë një apartament me vlerë 44 mijë dollarë, pa specifikuar burimin e krijimit të kësaj pasurie.

BIRN ka identifikuar gjithashtu si “flamur të kuq” deklarimin e kursimeve cash për vitin 2005 në shumën e 1.2 milionë lekëve, me shënimin se një pjesë e tyre ishin dhënë hua. Subjekti nuk e ka specifikuar shumën e dhënë hua, ndaj vlera e mësipërme i është llogaritur si kursime në cash.

Përgjatë gjithë periudhës deklaruese, kryetarja e Gjykatës së Gjirokastrës deklaron kursime të akumuluara në cash në vlerën e rreth 5.5 milionë lekëve. Kjo shumë është disa herë më e lartë se kufiri i lejuar prej 1.5 milionë lekësh për kursimet jashtë sistemit bankar.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik./ BIRN 

Related Posts

E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve
Kryesore

E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve

06/03/2026
Erdhi pranvera, temperaturat nga sot pësojnë rritje të madhe
Kryesore

Bëhuni gati për plazh, kërcejnë temperaturat në fundjavë

06/03/2026
Delvinë/ Gjimnazistët protestojnë para komisariatit: Shoku u plagos pranë shkollës, ndihemi të pasigurt
Kryesore

Delvinë/ Gjimnazistët protestojnë para komisariatit: Shoku u plagos pranë shkollës, ndihemi të pasigurt

06/03/2026
Belinda Balluku: Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin. Po më bëhet gjyqi publik
Kryesore

Belinda Balluku: Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin. Po më bëhet gjyqi publik

06/03/2026
Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas
Kryesore

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Motra e Gimbos reagon për dasmën e vëllait në BBV. Çfarë tha ajo?

Motra e Gimbos reagon për dasmën e vëllait në BBV. Çfarë tha ajo?

07/03/2026
Debat pas BBVK: Benita-Londrimit: “Ti më ke bullizuar ‘Bugattin’”

Debat pas BBVK: Benita-Londrimit: “Ti më ke bullizuar ‘Bugattin’”

06/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al