• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Iku pa gola nga Gjirokastra, trajneri i Tiranës: Jemi para një përgjegjësie shumë të madhe…

24/04/2019
Iku pa gola nga Gjirokastra, trajneri i Tiranës: Jemi para një përgjegjësie shumë të madhe…

Pas barazimit 0-0 me Luftëtarin, trajneri Ardian Mema i skuadrës së Tiranës ka pohuar: “Mendoj që ekipi ka luajtur mirë, madje edhe në pjesën e dytë kemi sulmuar dhe e kemi kërkuar golin. Nuk kemi pasur fat të shënojmë gol, ashtu si nuk kemi pasur edhe shanse të mira. Ky është futbolli dhe duhet që të shohim ndeshjet në vazhdimësi. Kjo është ndeshje kupe dhe ka specifikat e veta. Ekipi ka luajtur me hope, kemi luajtur mirë, por kemi bërë edhe gabime. Në kampionat edhe pse nuk jemi si në kupë ekipi ka bërë edhe paraqitje shumë të mira. Tashmë jemi para një përgjegjësie shumë të madhe. Ne si staf dhe lojtarët, sepse gjendja në tabelën e renditjes është shumë delikate. Duhet që të kishim shfrytëzuar rastet që kemi pasur”, – tha Mema në fillim të prononcimit. 

Sulmi

Lidhur me sulmin dhe me alternativat pas mungesës së Ngosë, trajneri Mema ka shtuar se: “Nuk besoj se kemi shpenzuar shumë energji, ka qenë një lojë me topin në zotërim, por duke pasur parasysh edhe kundërshtarët përkatës. Sa i përket mungesës së Ngosë dhe alternativës në sulm, Majkëllin duhet që ta sjellim në formë sepse nuk është si para disa javësh. Ky ekip ka kualitete edhe në sulm. Është Halili e ndonjë tjetër. Do ta mendojmë mirë për të hedhur në fushë alternativën më të mirë”.

Dueli në kampionat

Të dielën, Tirana ka një tjetër betejë delikate me gjirokastritët, e vlefshme për kampionatin dhe shumë e rëndësishme për duelin e mbijetesës. “Unë shpresoj që skuadra të jetë më agresive në kampionat, mendoj se po të luajmë si sot mund të ndryshojmë edhe balancat e lojës. Deri në ndeshjen e radhës, sa iu përket lojtarit që do të kërkojmë golin, në mungesë të Ngosë me kartonë do të përgatisim ndeshjen me lojtarët që kemi në formë më të mirë. Do ta mendojmë mirë me stafin dhe do të fusim në fushë lojtarin që do të na shërbejë më shumë për ndeshjen e kampionatit.”, – tha Mema në fund të prononcimit pas ndeshjes me Luftëtarin.

Related Posts

Dëmtim dhe eleminim, Neymar-in e tradhëtojnë nervat: Fusha më e keqe ku kam luajtur ndonjëherë
Sport

Santos humbet Neymar, ylli brazilian mungon gjatë

07/09/2026
“Mendoj se është një vit i mirë për të fituar Topin e Artë”, Mbappe flet para Interit: Luajmë ndaj një ekipi solid
Sport

“Mendoj se është një vit i mirë për të fituar Topin e Artë”, Mbappe flet para Interit: Luajmë ndaj një ekipi solid

07/09/2026
Flamurtari dhe lufta ndaj ekipit vlonjat, pikëpyetjet e futbollit shqiptar – Balkanweb.com – News24
Sport

Flamurtari dhe lufta ndaj ekipit vlonjat, pikëpyetjet e futbollit shqiptar – Balkanweb.com – News24

07/09/2026
Drita ndalet pa gola nga Drenica, Dukagjini triumfon ndaj Llapit – Balkanweb.com – News24
Sport

Drita ndalet pa gola nga Drenica, Dukagjini triumfon ndaj Llapit – Balkanweb.com – News24

07/09/2026
Serie A “thërret” Uzunin, “bomberi” reflekton largimin nga Austin
Sport

Në formacionin më të mirë dhe golashënues i turneut, Uzuni “pushton” Amerikën

07/09/2026
Skandal në Serbi/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje
Sport

Skandal në Serbi/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtim dhe eleminim, Neymar-in e tradhëtojnë nervat: Fusha më e keqe ku kam luajtur ndonjëherë

Santos humbet Neymar, ylli brazilian mungon gjatë

07/09/2026
“Mendoj se është një vit i mirë për të fituar Topin e Artë”, Mbappe flet para Interit: Luajmë ndaj një ekipi solid

“Mendoj se është një vit i mirë për të fituar Topin e Artë”, Mbappe flet para Interit: Luajmë ndaj një ekipi solid

07/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al