• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndeshja në Gjirokastër, Ahmataj refuzon të komentojë penalltinë që iu mohua Luftëtarit

24/04/2019
Ndeshja në Gjirokastër, Ahmataj refuzon të komentojë penalltinë që iu mohua Luftëtarit

Pas ndeshjes, trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj, u shpreh se barazimi ishte rezultat i drejtë. Ai theksoi se të dyja skuadrat vepruan me shumë kujdes për të mos pësuar, ndërsa rastin e penalltisë ai nuk deshi ta komentonte: 

“Tirana kishte bërë mirë me mënyrën e lojës, na bllokoi manovrën tonë sulmuese. Edhe ne u munduam ta bënim këtë gjë, ishte një ndeshje e kujdesshme dhe çdo gjë do të zgjidhej nga tranzicionet. Të dyja skuadrat u sollën me shumë kujdes në këtë ndeshje. Rasti i penalltisë? Nuk e komentoj rastin, sepse e kam vendosur se nuk do të komenton arbitrat në asnjë moment.

Të gjitha skuadrat, kur u mungojnë lojtarët kryesorë, e ndiejnë. Kemi bërë një modifikim, kemi tërhequr Aleksin për të bërë kontrollorin, por humbëm përpara. Kur Aleksi u spostua përpara, ishim më të rrezikshëm. Lojtarët kanë specifikat e tyre dhe mungesa e një lojtari si Dunga ndihet në skuadër, sepse na ndihmon shumë.

Kemi shënuar thuajse në çdo ndeshje dhe shpërndarja e golave ka qenë e mirë, kanë shënuar shumë lojtarë dhe nuk kemi varësi nga Dunga. Oshafi bëri një punë të madhe dhe në të ardhmen do të bëjë më mirë dhe do ta ndihmojë skuadrën.

Rivalët tanë, Tirana dhe Kastrioti, kanë skuadër të mirë, por ne duhet të merremi vetëm me veten tonë, sepse futbolli është kapriçoz dhe duhet të jemi të përgatitur sa më mirë për çdo ndeshje. Futbollistët kanë bërë mirë gjithçka, duke sakrifikuar nga jeta e tyre e përditshme. Te Luftëtari, ndryshe nga Kamza vitin e kaluar, kam gjetur një skuadër më inteligjente dhe e kam kapur gjithçka në shumë pak kohë”, tha për “Supersport” trajneri Ahmataj.

Related Posts

Merkato dhe largimi i mundshëm, Endrick: Dua të luaj
Sport

Merkato dhe largimi i mundshëm, Endrick: Dua të luaj

10/11/2026
E ardhmja e Zhegrovës, sulmuesi mund të ndërrojë mjedis
Sport

E ardhmja e Zhegrovës, sulmuesi mund të ndërrojë mjedis

10/11/2026
Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

INTERVISTA/ “Nuk jemi në nivelet e Sylvinhos”, Rudi Vata ngre alarmin për Kombëtaren: Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO)

10/11/2026
Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
UEFA Nations League | Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League | Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
EURO U-19/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, nesër përballet me Qipron në “Sotira Municipal Stadium”
Sport

EURO U-19/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, nesër përballet me Qipron në “Sotira Municipal Stadium”

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al