• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trafikonin drogë drejt Greqisë, shpërbëhet grupi kriminal i jugut. 11 në pranga

10/05/2019
Trafikonin drogë drejt Greqisë, shpërbëhet grupi kriminal i jugut. 11 në pranga

Në finalizim të operacionit antidrogë të koduar “BISTRICA 2019”, Policia e Shtetit ka vënë në pranga 11 persona, pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtarinë e trafikimit të lëndës narkotike “canabis-sattiva” drejt Greqisë.

Katër prej anëtarëve të grupit, shtetasit me iniciale E.Xh., 29 vjeç, G.L., 41 vjeç, A.Xh., 40 vjeç, dhe E. L, 28 vjeç, janë arrestuar në flagrancë. Mësohet se personat e lartpërmendur, janë ndaluar teksa ishin përgatitur të transportonin në drejtim të Greqisë një sasi të konsiderueshme prej 79 kg “canabis-sattiva”, të fshehur në automjetin që drejtohej nga shtetasi G.L. Në mënyrë të ngjashme, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi G.Gj, 38 vjeç, që po ashtu po transportonte drejt vendit fqinj rreth 68 kg të tjerë “canabis- sattiva”.

Urdhërat e ndalimit u zbatuan edhe për shtatë shtetasit e tjerë, P.K., 49 vjeç, B.K., 55 vjeç, E. A, 43 vjeç, A.M., 47 vjeç, S .D., 43 vjeç, F.L, 21 vjeç dhe G.S., 27 vjeç. Si rezultat i operacionit, është arrestuar në Mallakastër dhe shtetasi H. L., 52 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe atij të ushtruar në banesë, iu gjetën armë të llojeve të ndryshme. Në tërësi, në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar 145.6 kg lëndë narkotike të llojit “cannabis sativa”, 4 automjete te markave te ndryshme, një sasi vlere monetare, 14 aparate celularë, 3 amë zjarri, si edhe municion luftarak.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi, që ka kryer në bashkëpunim aktet penale të “Trafikim të lëndëve narkotikëve” dhe të “Grupit të Strukturuar Kriminal”.

Related Posts

Kryesore

Policia zbardh vrasjen në Memaliaj, 3 të arrestuar, 2 në kërkim

22/04/2026
Vrasje në Memaliaj, policia zbardh detaje nga ngjarja
Kryesore

Vrasje në Memaliaj, policia zbardh detaje nga ngjarja

21/04/2026
Shqipëri-Greqi, 1-0
Kryesore

Vizita në Athinë, Mitsotakis do të presë Ramën në zyrë

21/04/2026
Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit, Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet (VIDEO)
Kryesore

Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit, Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet (VIDEO)

21/04/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj
Kryesore

Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj

21/04/2026
Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore
Kryesore

Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore

20/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!

Bylisi në rrezik për rënien, Josa vendos objektivin ndaj Teutës

22/04/2026
Nis rigjykimi i Harvey Weinstein në Nju Jork, akuzat rikthehen në gjykatë

Nis rigjykimi i Harvey Weinstein në Nju Jork, akuzat rikthehen në gjykatë

22/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al