• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kulisat e sherrit në Gjirokastër, Gole Tavo i bën presion trajnerit të Luftëtarit: “Të mbaj trajner vetëm prej rezultateve, sepse do të kisha hequr me kohë…”

15/05/2019
Çfarë fshihet pas kërcënimit të Tavos me tërheqje të Luftëtarit nga kampionati?

Asgjë nuk është e rastësishme. Julian Ahmataj ka marrë prej javësh sinjale të qarta se nuk do të vazhdonte të ishte pjesë e Luftëtarit. Edhe pse ka bërë një punë heroike në Gjirokastër, “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klub se vazhdimisht trajneri elbasanas ka qenë në presion të madh prej drejtuesve për aktivizimin e disa lojtarëve të ardhur në janar, të cilët në fakt rezultuan se nuk po e bënin diferencën nga pjesa tjetër e ekipit.

“Të mbaj trajner vetëm prej rezultateve, sepse do të kisha hequr me kohë…”, mësohet t’i ketë thënë presidenti Tavo Ahmatajt në një debat që ka pasur pak javë më parë, ku të pranishëm kanë qenë edhe drejtuesit e tjerë të klubit. Përtej trysnisë që kishte javë pas jave, veçanërisht për aktivizimin e mesfushorit Angelos Hanti dhe sulmuesit Erik Uarden, Ahmataj vazhdoi punën duke pasur një mbështetje të madhe nga ndihmësi i tij, Neritan Novi dhe veçanërisht nga drejtori sportiv, Gentjan Nora.

Zyrtarë të klubit që njihen si të besuarit e presidentit (Vangjel Çavo dhe Rigels Malile), mësohet se kanë bezdisur jo pak trajnerin në punën e tij. Mirëpo, rezultatet pozitive “fshehën” edhe problemet, në një kohë që Ahmataj dhe drejtori Nora e mbajtën skuadrën të bashkuar, edhe pse në ekip e mësuan të gjithë se trajneri ishte nën presion. Mosaktivizimi i disa lojtarëve ishte vetëm nisja e krisjeve, pasi ata ishin afruar në skuadër nga ish-drejtori i klubit, Çavo.

“FLIRTI” ME TIRANËN

Përplasjet kulmuan mes drejtuesve dhe trajnerit para dhe pas ndeshjeve me Tiranën për Kupë dhe kampionat. Në Gjirokastër kanë dyshuar se Ahmataj, portieri Edvan Bakaj, si dhe mesfushorët Albano Aleksi dhe Behar Ramadani, kishin arritur një paramarrëveshje me Tiranën për sezonin e ardhshëm.

Pra, që Ahmataj të merrte drejtimin e bardhebluve dhe të tërhiqte në kryeqytet edhe disa nga titullarët. Sesa e vërtetë është kjo, do ta tregojë koha, por situata precipitoi kur ekipi u eliminua nga Kupa dhe në portë nuk u aktivizua Bakaj, nisur edhe nga fakti se emri i tij doli në “Panorama Sport” se kishte arritur akord me Tiranën për sezonin e ardhshëm. Të gjitha këto çuan në vendimin e djeshëm, i cili është unikal në llojin e tij, pasi bëhet fjalë për një pezullim dyjavor. Gazeta zbulon se pas largimit të Gentjan Mezanit, Tavo ka preferuar të rikthente në Gjirokastër si trajner serbin Mlladen Milinkoviç, por duke qenë se ky i fundit vuri kushte dhe me Ahmatajn ishte arritur një akord, iu besua drejtimi elbasanasit.

Related Posts

E bujshme/ Presidenti i CONMEBOL: Botërori 2030 do të jetë me 64 ekipe
Sport

E bujshme/ Presidenti i CONMEBOL: Botërori 2030 do të jetë me 64 ekipe

21/07/2026
Zidane në stol, nis epokë e re te Franca
Sport

Zidane në stol, nis epokë e re te Franca

21/07/2026
“Gjigandët”, mediat spanjolle në “qiellin e 7-të” pas triumfit ndaj “gjelave”. Zhgënjimi pushton Francën, “L’equipe”: “Ylli” që po bie
Sport

Lamtumirë turneut më të diskutueshëm dhe më me polemika, ja bilanci i Botërorit 2026

21/07/2026
Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026
Chelsea “ndërhyn” sërish në planet e merkatos së Inter-it, “blutë” e Londrës kërkojnë John Stones
Sport

Chelsea “ndërhyn” sërish në planet e merkatos së Inter-it, “blutë” e Londrës kërkojnë John Stones

21/07/2026
30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator
Kryesore

30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator

21/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E bujshme/ Presidenti i CONMEBOL: Botërori 2030 do të jetë me 64 ekipe

E bujshme/ Presidenti i CONMEBOL: Botërori 2030 do të jetë me 64 ekipe

21/07/2026
Zidane në stol, nis epokë e re te Franca

Zidane në stol, nis epokë e re te Franca

21/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al