• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gole Tavo zbulon ‘puçistët’ tek Luftëtari dhe flet për pazar në ndeshjen me Tiranën

17/05/2019
Gole Tavo zbulon ‘puçistët’ tek Luftëtari dhe flet për pazar në ndeshjen me Tiranën

Grigor Tavo ka një version tjetër për ngjarjet e fundit në Gjirokastër. Presidenti i Luftëtarit lë të kuptohet se ka dyshime të forta për ndeshjen me Tiranën, edhe pse refuzon ta thotë publikisht këtë gjë. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, kreu i klubit gjirokastrit sqaron vendimin për pezullimin e trajnerit Julian Ahmataj dhe dy lojtarëve: Albano Aleksi dhe Xhekson Ferreira.

“Jemi akoma duke e hetuar humbjen 5-3 ndaj Tiranës. Me sa di unë, disa lojtarë kanë firmosur marrëveshje a parakontratë para dy muajsh me Tiranën. Është puna e tyre, pasi në fund të fundit u mbaron kontrata me Luftëtarin. Por, fillimisht duhet të uleshin me ne dhe të dëgjonin ofertën tonë, pasi kanë kaluar nga 4 vite në këtë klub”, thotë Tavo.

Ai shpjegon se e mori vendimin vetëm pas Kukësit, pasi atëherë i erdhën informacionet dhe thekson se nuk është mosmirënjohës, pasi si Milinkoviç, Lika apo edhe Ahmataj, ikën pasi u skadoi kontrata.

Pezulluat trajnerin dhe dy lojtarë pas humbjes në Kupë kundër Tiranës. Pse erdhi ky vendim?

Erdhi prej rezultatit të humbjes së thellë që pësuam në Tiranë. Nuk jemi ekip që të humbasim 5 me 3, pasi kaq gola nuk i kemi pësuar as gjatë gjithë fazës së dytë. Ndaj morëm këtë vendim, duke i pezulluar.

Po pse pikërisht Ahmataj, Xhekson dhe Aleksi dhe jo ndonjë tjetër…?

Ata ishin kryesorët. Ata gabuan.

Nga mënyra si rrodhën ngjarjet, u krijua përshtypja se ju keni pasur hije dyshimi për ndonjë “tolerim” të mundshëm kundër Tiranës. Është e vërtetë?

Nuk mund të flas pa fakte. Jemi në hetimin e çështjes për të zbuluar realitetin dhe besoj se do ta gjejmë atë shumë shpejt. Deri në përfundim të sezonit, do të kemi një pasqyrë më të qartë për atë që është bërë.

Është përfolur se trajneri dhe disa lojtarë janë në planet e Tiranës për merkaton e sezonit e ri. Kanë ndikuar këto zëra në vendimin tuaj?

Plane ka pasur dhe i kam dëgjuar. Madje, vetë drejtuesit e klubit të Tiranës më kanë pyetur edhe mua direkt. Pra, ka pasur interes. Me sa di unë, lojtarët kanë firmosur marrëveshje a parakontratë para dy muajsh. Është puna e tyre, pasi në fund të fundit u mbaron kontrata me Luftëtarin. Por, fillimisht duhet të uleshin me ne dhe të dëgjonin ofertën tonë, pasi kanë kaluar nga 4 vite në këtë klub.

Related Posts

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjimnastika braziliane në zi: Ndërron jetë 18-vjeçarja Isabelle Marciniak pas betejës me kancerin

Gjimnastika braziliane në zi: Ndërron jetë 18-vjeçarja Isabelle Marciniak pas betejës me kancerin

26/12/2025
Konfirmohet emri i parë i “Big Brother VIP Kosova 4”, ja kush do jetë opinionistja

Përplasja e Dolces dhe Albës, mbërrin zarfi i zi në shtëpi!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al