Socialistët kërkojnë të rimarrin drejtimin e Bashkisë Përmet me një grua. Ajo është Alma Hoxha, zonja që gjithë jetën është marrë me arsimin.
E lindur në maj në 1972 ,në Këlcyrë, ajo kreu studimet ne gjimnazin “Sami Frashëri ‘ në Përmet me rezultate të larta. Më tej nisi studimet për Gjuhë-Letërsi, në Universitetin “Eqerem Çabej “Gjirokastër.
Vitet e para pas shkollëss punoi mësuese dhe më pas në 1997 emërohet nëndrejtore në shkollen “Meleq Gosnishti” në Përmet. Përvoja e saj në arsim do të vijonte më tej në pozicionin e inspektores së Drejtorinë Arsimore Rajonale. Gjithashtu ishte nënprefekte e Gjirokastrës më pas për tri vite me radhë.
Prej vitit 2013 Alma Hoxha drejton Zyrën Arsimore të Përmetit. Më gjasë pas 30 qershorit ajo do të jetë kryebashkiakja e parë femër që do të drejtojë Përmetin. Kryebashkiaku aktual Niko Shupuli vendosi të mos hyjë në zgjedhje duke iu bindur kështu vendimit politik të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet lokale.
©argjiroja.net