• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kadare kujton plakat e Gjirokastrës: Kishin kapur prej flokësh oficerin italian, nuk të falnin për çështje nderi

21/05/2019
Kadare kujton plakat e Gjirokastrës: Kishin kapur prej flokësh oficerin italian, nuk të falnin për çështje nderi

Në ditën kombëtare të jetimëve, shkrimtari Ismail Kadare së bashku me bashkëshorten Helenën erdhi në një rrëfim të rrallë. Në një takim me fëmijë jetimë në kryeqytet, Kadare u kthye vite pas në kohë, ndërsa ndau me ta, copëza të fëmijërisë të tij, kujtime të parrëfyera më parë nga shkrimtari i njohur. Ai u pyet edhe për Gjirokastrën, për të cilën kujton një episod interesant. 

Sa kohë keni jetuar në Gjirokastër dhe çfarë ndikimi ka patur qyteti në veprat tuaja? Edhe pse e di që një pjesë e teksteve zhvillohen aty…

Gjirokastra ka luajtur një rol dhe unë këtë nuk e kam fshehur. Kam shkruajtur dhe një libër “Kronikë në gur”. Kanë qenë gjurmë të pashlyeshme. Vetë Gjirokastra është qytet interesant, por mund edhe të mos ishte dhe për fëmijën në sytë e tij mund të bëhej. Ka qenë në kohë lufte dhe tamam si në teatër. Kam qenë i vogël kur erdhën ushtritë italiane. Ata kishin një porosi që të silleshin mirë, të mos i fyenin shqiptarët, sidomos vajzat, sepse janë me sedër të madhe. Por italanët nuk e respektonin këtë gjë dhe shpesh qëllonin që banorët fanatikë, konservatorë të Gjirokastrës e dinin këtë qëndrim zyrtar të shtetit dhe ishin shumë të ashpër me ushtarakët italianë që ngacmonin vajzat.

Me sytë e mi unë kam parë 2-3 raste plaka të lagjes kapur për flokësh një oficeri italian dhe ai nga frika s’dinte c’të bënte, sepse plakat gjirokastrite ishin prej natyre të guximshme, sidomos për punë nderi. Kjo gjë ndodhi në kontrast me gjermanët që erdhën më vonë. Ata kishin të njëjtin udhëzim gati të fshehtë që të mos ngacmonin shqiptarët për punë nderi sepse këta janë të çmendur dhe i japin një rëndësi shumë të madhe dhe do na krijonin telashe politike. Gjermanët nuk kthenin as kokën kur kalonin gratë, iu bindeshin urdhrave.

Të tilla gjëra ishin si teatër. “Darkë e gabuar” e të tjera që kam shkruar unë kam kujtuar episode të tilla, që bënin edhe për të qeshur. Kjo ishte e mirë për letërsinë se kjo nuk e bënte realitetin ta përshkruaje bardhë e zi, domethënë nga një anë ne të mirët partizanët e nga ana tjetër fashistët, të ligjtë të poshtrit. Ishte një realitet i përzier që për fat të keq në letërsi nuk zuri vend dhe e dobësoi letërsinë shqipe,. Nuk besoj se keni lexuar livra të asaj kohe ku të përshgkruheshin drama të tilla.

Related Posts

Rama falënderon ministren e dorëhequr të Shëndetësisë: Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis!
Kryesore

Rama falënderon ministren e dorëhequr të Shëndetësisë: Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis!

02/09/2026
Ultimatumi i Ramës: Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim te biznesi. Inspektorët me kamera inteligjente në trup
Kryesore

Ultimatumi i Ramës: Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim te biznesi. Inspektorët me kamera inteligjente në trup

02/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
BKH-ja krijon “hartën” e krimit të organizuar në Shqipëri
Kryesore

BKH-ja krijon “hartën” e krimit të organizuar në Shqipëri

02/09/2026
U kapën me mallra kontrabandë, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat)
Kryesore

U kapën me mallra kontrabandë, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat)

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Broja s’është i dëmtuar”, tekniku i Burnley “lë në klasë” sulmuesin kuqezi

Shitja nga Burnley jep efektet e para, rikthehet Armando Broja dhe pse jo si do të donte

02/09/2026
Çmim për të fituar më vonë – Balkanweb.com – News24

Antoneli e nis Monzën nga fundi, shefi i Mercedesit: Çmim për të fituar më vonë

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al