• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Koha e Pelikulës” kushtuar Xhanfise Kekos, shfaqet të shtunën në Gjirokastër

23/05/2019
“Koha e Pelikulës” kushtuar Xhanfise Kekos, shfaqet të shtunën në Gjirokastër

Filmi dokumentar “Koha e Pelikulës” kushtuar regjisores Xhanfise Keko do të shfaqet të shtunën në qytetin e Gjirokastrës. Filmi me skenar nga Natasha Lako dhe regji nga Mevlan Shanaj shfaqet këtë herë në qytetin e lindjes së regjisores së njohur. “Xhanfise Keko, një ndër emrat që e ka shumëzuar Gjirokastrën e befasive! Më 25 maji ora 18.00 në kinemanë e qytetit të saj të lindjes”, shkruan regjisori Mevlan Shanaj, ku hyrja për publikun është e lirë. Më herët për punën me filmin dokumentar kushtuar Xhanfise Kekos (Koha e pelikulës) regjisori ka treguar se është konceptuar si një rrëfim i autores, mbështetur në librin e saj “Ditët e jetës sime”, kujtime dhe libri i shkruar nga aktorët e saj të vegjël “Teta Xhano”.

“Organizuar në skenar nga Natasha Lako brenda këtij materiali si bazë shërbejnë kujtimet e Xhanos të qëmtuara dhe lexuara si monolog. Materialet ilustruese ngarkuar me imazhe, nga arkivi kronikat, filmat artistikë dhe mjediset kryesore të autores, që nga qyteti i lindjes Gjirokastra, Dardha fshati i Endri Kekos, bashkëshorti”, tregon regjisori Mevlan Shanaj mbi punën që po bën për këtë dokumentar. Por për realizimin e filmit, regjisori ka udhëtuar deri në Moskë. Sipas regjisorit Shanaj më 1950 kanë qenë 6 studentët e parë të filmit shqiptar. “Mes tyre ishte Xhanfise, ku ka studiuar dhe njohur Endri Kekon”, ka treguar më herët regjisori. Xhanfise Keko lindi më 4 janar të vitit 1929 në Gjirokastër.

E filloi karrierën si montazhiere, një nga shtatë anëtarët themelues të Kinostudios “Shqipëria e Re”, më 1952. Pas një përvoje të gjatë si montazhiere e dokumentariste, filloi karrierën e regjisores, më 1971. Për 13 vjet, deri në vitin 1984, Keko realizoi 12 filma artistikë, që janë edhe sot mjaft të pëlqyer, sidomos për fëmijët. Të realizuar artistikisht, por edhe me vlera eduktative, filmat e Xhanfise Kekos kanë konkurruar me dinjitet edhe në festivalet ndërkombëtare. Përveç çmimeve e titujve të shumtë, në vitin 1984 u vlerësua me titullin e lartë “Artiste e popullit”, ka fituar edhe Kupën e Festivalit të Parë për filmin “Beni ecën vetë” në 1976.

Xhanfise Keko është edhe regjisorja e parë shqiptare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifoni (Itali), ka fituar medalje për filmat “Beni ecën vetë”, “Pas gjurmëve” dhe “Tomka dhe shokët e tij”. U nda nga jeta më 22 dhjetor të vitit 2007.

Related Posts

Pamje nga aksidenti tragjik, ky është motori që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti (FOTO)
Kryesore

Pamje nga aksidenti tragjik, ky është motori që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti (FOTO)

18/07/2026
E rëndë/ Humb jetën në aksident gazetari Enrik Mehmeti
Kryesore

E rëndë/ Humb jetën në aksident gazetari Enrik Mehmeti

18/07/2026
Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës
Kryesore

Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës

18/07/2026
Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët
Kryesore

Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët

18/07/2026
Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron
Kryesore

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron

18/07/2026
Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët
Kryesore

Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët

18/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pamje nga aksidenti tragjik, ky është motori që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti (FOTO)

Pamje nga aksidenti tragjik, ky është motori që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti (FOTO)

18/07/2026
E rëndë/ Humb jetën në aksident gazetari Enrik Mehmeti

E rëndë/ Humb jetën në aksident gazetari Enrik Mehmeti

18/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al